TIRANE - Duket se Partia Demokratike do të vazhdojë edhe pas 23 qershorit të paguajë kostot e strategjisë paraelektorale dhe futjes së aleatëve në vende të sigurta në listën e kandidateve për deputetë. Kështu në prag të fillimit të sesionit të ri parlamentar, formacioni i djathtë tashmë në opozitë, duket tepër i perçarë përballë një maxhorance të fortë të së majtës me plot 83 deputetë.
Sipas kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, aleati me i afërt i Partisë Demokratike, qytetarët votuan, që koalicioni i djathtë, të dalë në opozitë dhe këtë duhet ta ketë parasysh çdo kryetar partie, kryesisht dhe të partive aleate në opozitë.
Por tjetër qëndrim shpreh kryetari i demokristianëve, Nard Ndoka, i cili po tenton bashkëpunimin me Mark Frrokun, dhe ky i fundit, doli deputet, si pjesë e koalicionit me PS. Me votat e demokratëve më 23 qershor dolën deputetë 4 kryetarë të partive aleate dhe 2 ish-deputetë të PS, që në rast, se ndryshojnë pozicionin politik, në raport me qeverinë, do të dobësonin ndjeshëm opozitën e djathtë dhe betejën e saj parlamentare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com