Sesioni i ri Parlamentar, Basha 
 thërret grupin për veprimet

Sesioni i ri Parlamentar, Basha <br /> thërret grupin për veprimet
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar më herët një aksion të fortë të opozitës në vjeshtën e këtij viti, të shtrirë në dy rrafshe, në parlament dhe në rrugë përmes protestave.

Aksioni i parë nis me një mbledhje të gjatë të kryesisë së grupit parlamentar të thirrur nga kryetari Basha. Për më shumë se një orë në këtë mbledhje me dyer të mbylluar në selinë blu është diskutuar për aksionin opozitar në Kuvendin e Shqipërisë, duke u ndalur specifikisht në qëndrimin që do të mbahet në lidhje me projektet më të rëndësishme.

Burime nga mblehdja e kryesisë së grupit të PD konfirmojnë se në fokus të axhendës së opozitës në parlament në sesionin e ri mbetet prezantimi i planit të shpëtimit për situatën ekonomike, reforma në drejtësi, procesi I dekriminalizimit dhe shumë ligje e iniciativa të tjera që do të marrin debat politik gjatë kësaj kohe në parlament.

Ndërkaq për aksionin opozitar për protestat e opozitës po punohet me një plan që bashkërendohet me reagimin e së djathtës në parlament e ky plan pritet të konkretizohet hap pas pas hapi nga demokratët.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën