TIRANE- Konferenca e Kryetareve e grupeve parlamentare mblidhet sot në orën 12:00 për të miratuar kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit.
Sesioni i ri parlamentar i legjislaturës së VIII-të, që zyrtarisht çelet të hënën, më 20 janar, me seancën e parë plenare për këtë vit, parashikon diskutimin dhe miratimin e një numër projektligjesh të rëndësishme të sjella nga qeveria, si dhe të tjerave të mbartura nga sesioni paraardhës, të gjitha në funksion të ecurisë së reformave të thella e të gjithanshme në procesin e integrimit të vendit në BE.
Seanca e së hënës parashikon hapjen zyrtare të sesionit të ri, si dhe miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com