Seul-Phenian: Takime për hapjen
e zonës së përbashkët

PANMUNJOM- Koreja Jugore dhe ajo Veriore kanë mbajtur takime për rihapjen e zonës së tyre të përbashkët industriale, e cila ishte mbyllur për shkak të shtimit të tensioneve.

Zyrtarët janë takuar sot në fshatin kufitar Panmunjom për të diskutuar të ardhmen e zonës industriale "Kaesong", që shtrihet në pjesën veriore të kufirit.

Ky kompleks i fabrikave ishte mbyllur në muajin Prill, kur Koreja Veriore i kishte tërhequr të 53 mijë punëtorët e vet, që ishin të punësuar në firma që udhëhiqeshin nga 123 kompani të Koresë Jugore.

Mbyllja paraqiste një humbje të madhe të fondeve për Korenë Veriore të varfër.

Tensionet e larta në rajon ishin shkaktuar që nga koha kur Pheniani e kishte zhvilluar provën e vet të tretë atomike në muajin Shkurt, si pasojë e të cilit Kombet e Bashkuara kishin imponuar një rund të ri të sanksioneve kundër këtij vendi, që udhëhiqet nga komunistët.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime