Seul, prokuroria kërkon arrestimin
e presidentes së shkarkuar Geun-hye

Seul, prokuroria kërkon arrestimin<br />e presidentes së shkarkuar Geun-hye
Prokurorët në Korenë e Jugut kërkojnë arrestimin e ish-presidentes Park Geun-hye, për rolin e saj në një skandal korrupsioni.

Shoqja e ngushtë e ish-presidentes akuzohet për korrupsion ku ka marrë shuma të mëdha parash nga një kompani për të siguruar favore nga qeveria.

Ish-presidentja Park dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë aferë korruptive.

Në fillim të muajit, ajo humbi imunitetin dhe u shkarkua nga detyra, pasi Gjykata Kushtetuese mbajti në fuqi vendimin e Parlamentit për ta paditur.

Prokurorët në Seul thanë se çështja është shumë e rëndë, pasi e dyshuara sipas tyre ka abuzuar me pushtetin dhe ka përdorur postin e saj të fuqishëm si presidente.

Prokurorët thanë se arrestimi duhet bërë sa më shpejt, pasi druhen se prova të ndryshme, si për shembull të dhëna kompjuterike mund të shkatërrohen.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë