Seul, SHBA-ja e gatshme për rifillimin e dialogut me Korenë e Veriut

Seul, SHBA-ja e gatshme për rifillimin e dialogut me Korenë e Veriut

SHBA-ja u shpreh e gatshme për rifillimin e diskutimeve me Korenë e Veriut, të ndërprera që prej disa muajsh, deklaroi sot i dërguari special amerikan për Korenë e Veriut.

Bisedimet dypalëshe janë ndërprerë që prej dështimit të samitit të dytë në Hanoi në muajin shkurt mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe drejtuesit koreano-verior, Kim Jong Un.

Uashingtoni dhe Pheniani nuk arritën të binin dakord për çmontimin e programeve bërthamore të Koresë së Veriut në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.

Por, fundi i manovrave të përbashkëta vjetore të forcave amerikane dhe koreano-jugore, konsideruar si armiqësore nga Koreja e Veriut, duket se po i hap rrugën rifillimit të bisedimeve.

“Ne jemi të gatshëm të rifillojmë diskutimet që prej momentit që do të kemi lajme të reja nga homologët tanë koreano-verior”, theksoi Stephen Biegun, i dërguari special amerikan për Korenë e Veriut.

Ai u shpreh në Seul, ku ndodhet aktualisht në vizitë, në përfundim të një takimi me homologun koreano-jugor, Lee Do-hoon.

Shumë zëra qarkullojnë në shtyp për një takim potencial mes amerikanëve dhe koreano-veriorëve në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi