Sezoni i ri, Dyrrah City Football Academy nis përzgjedhjet! Regjistrime falas, administrori Ndoci: Trajnerët e M.Cityt do qëndrojnë në Durrës

Në prag të nisjes së sezonit të ri dhe të parë të ‘Dyrrah City Football Academy’, për tre ditë më rradhë në Durrës janë zhvilluar seanca stërvitore për fëmijët nga 7-18 vjeç, me qëllim seleksionimin e talenteve që do stërviten nga trajnerët e Manchester City-t.

“Trajnerët e Manchester City-t të cilët do bëjnë trajnimin e shkollës së futbollit tashmë janë vendosur dhe do qëndrojnë në Durrës për të gjithë sezonin 2024-2025,”-u shpreh Gjergj Ndoci, administrator i DCFA.

Shumë fëmijë patën mundësinë ti bashkohen kësaj akademie që mbeshtet nga qeveria shqiptare falas ose me reduktim çmimi vetëm që talentet të mbështeten dhe të ndihen të barbartë me bashkëmoshatarët e tyre.

Dyrrah City Football Academy e nis sezonin më 2 shtator, ndërsa edhe trajnerët e ardhur enkas nga Anglia e më konkretisht nga Manchester City janë gati.

"Përshëndetje, unë jam Ben Graham, kryetrajneri  i Shkollës së Futbollit këtu në Akademinë e Futbollit Dyrrah City. Jam i entuziazmuar për sezonin që kemi përpara, ku do të ofrojmë shumë seanca argëtuese dhe emocionuese për të gjithë fëmijët,"-tha Ben Graham, trajner i akademisë M.City.

Akademia aktualisht është në fazën e përfundimit të plotësimit të stafit të saj për pozicionet si trajnerë futbolli, ndihmës trajner, përgatitës atletik, përgatitës portierësh, mjek sportiv dhe fizioterapist, teksa aktivitetin e saj për këtë sezon të parë do e zhvillojë në ‘Olimpic Park’ të Durrësit, në pritje të përfundimit të kampusit sportiv.

Ky projekt është një bashkpunim mes qeverisë shqiptare dhe Manchester City-t, klubit të famshëm anglez që ka zgjedhur Shqipërinë për të përqëndruar një nga tetë akademitë që ka në botë.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim