Dita e hënë do të shënojë nisjen e Konferencës së Kryetarëve tek e cila do të shqyrtohet dhe miratohet kalendari 3 javor i punimeve të kuvendit në prag të sezonit të ri.
Kreu i kuvendit Ilir Meta pritet të drejtojë konferencën për të nisur më pas me sesionin e ri parlamentar të hënën e 7 shtatorit.

Ndër çështjet më me prioritet të këtij sesioni mbeten përveç reformës në drejtësi dhe dekretet e Presidentit të Republikës që ktheu për rishqyrtim në parlament dy ligjet e miratuara në fund të sesionit, ate “Për arsimin e lartë” dhe ligjin “Për turizmin”.

Pjesë e kalendarit të ri të punës po ashtu, pritet përfshirja në axhendën parlamentare edhe e aktit normativ “Për buxhetin e shtetit”, si dhe një numër pr/ligjesh të tjera të propozuara nga qeveria.

Në pritje të hapjes së sesionit të pestë të legjislaturës së tetë, Konferenca e kryetareve pritet te miratoje edhe programin e punës se Kuvendit deri në muajin nëntor 2015. Kalendari trejavor dhe programi i punës do t’i kalohen për miratim seancës plenare të së hënës

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)