Fundjava, e cila ka përkuar me çeljen zyrtare të sezonit turistik, është shoqëruar me një fluks të lartë automjetesh në qytetin e Vlorës. Lungomarja ka qenë një nga zonat më të ngarkuara, duke sjellë vështirësi të konsiderueshme në qarkullim për shkak të numrit të madh të mjeteve dhe të pranisë së lartë të qytetarëve dhe turistëve.
Trafiku i rënduar ka krijuar vonesa dhe ka nxjerrë në pah nevojën për masa më të mirëkoordinuara për menaxhimin e qarkullimit gjatë sezonit veror.
Lajmi kryesor:
Nga Noizy te Elgit Doda, yjet e muzikës çelin sezonin turistik në Vlorë me një koncert plot gjallëri (VIDEO)










