Sezoni turistik, ISHSH: Monitorojmë
të gjitha subjektet e shërbimit

Në një kohë kur shumë rajone bregdetare kanë çelur sezonin turistik, por na ndajnë vetëm pak ditë nga çelja zyrtare e tij në të gjithë vendin, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka paralajmëruar se do të monitorojë të gjitha subjektet e ofrimit të shërbimit për turistët, si në zonat bregdetare ashtu edhe në ato të turizmit malor.
 
Inspektimet do të mbulojnë të gjitha subjektet turistike (parqet, muzetë, pazaret karakteristike, shtëpitë muze etj), restorantet, strukturat akomoduese (hotele, motele, bujtinat, kampet, pensionet, fshatrat turistike, komplekset turistike etj), subjektet prodhuese (subjektet prodhuese të produkteve ushqimore me destinacion human), subjektet tregtare (subjektet tregtare të produkteve ushqimore me destinacion human), sistemet e ujit të pijshëm nga kaptazhi deri në pikat fundore, impiantet e trajtimit të ujërave zeza, plazhet dhe pishinat.

Fokusi kryesor i punës gjatë sezonit turistik veror të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor do të jetë inspektimi i kushteve higjieno-sanitare të subjekteve që prodhojnë dhe shërbejnë produkte ushqimore, inspektimi i pishinave, si dhe inspektimi i mënyrës së shkarkimit të ujërave të zeza, të subjekteve që ndodhen afër vijës bregdetare për ato qytetet që kanë vijë bregdetare.

ISHSH do të vazhdojë bashkëpunimin ndërinstucional me institucionet e tjera në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe në rastet e ngjarjeve emergjente.
Në pishinat do të inspektohet edhe pajisja e këtyre të fundit me rregullore të brendshme, numri i pushuesve në pishinë që të mos kalojë normat e përcaktuara dhe raport analizat e ujit.

Në muajt prill dhe maj 2016 nga ana e inspektorëve të ISHSH janë inspektuar 5143 subjekte dhe janë marrë 28 masa administrative
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor fton të gjithe qytetarët të vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm me ISHSH duke denoncuar çdo problem pranë numrit pa pagesë 0800 40 40 ose në portalet “Stop Korrupsionit” dhe “Komisariati Dixhital”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore