Sezoni turistik – Qeveria një sërë masash për turistët vendas dhe të huaj

Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka marrë një sërë masash duke i kushtuar rëndësi rendit publik dhe shmangies së trafikut.
Ndërsa pastrimin e plazheve, nëpërmjet Agjencisë së Bregdetit, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Mjedisit ka kohë që ka filluar, Ministri Ahmetaj ka bërë publike edhe një sërë masash të tjera. Kjo edhe për faktin se pushteti vendor është në proces zgjedhor.
Vëmendje do t'i kushtohet rendit publik dhe qarkullimit të mjeteve, duke shmangur trafikun. Për këtë ministria e Turizmit po bashkëpunon edhe me Ministrinë e Brendshme duke hartuar edhe planin e monitorimit të akseve kryesore, jo vetëm për të evituar aksidentet, por edhe për të shmangur trafikun e madh.
Nga ana tjetër, në fokus do të jetë dhe sinjalistika rrugore dhe ajo e destinacioneve. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës po punon për sinjalistikën e rrugëve kryesore të përdorura nga qarkullimi turistik. Në të njëjtë kohë, bashkëpunimi nga të dyja agjencitë, qoftë Agjencia Kombëtare e Turizmit, qoftë ajo Bregdetit është fokusuar edhe tek sinjalistika e destinacioneve turistike, kulturore dhe historike.
Po kështu, sipas qeverisë, këtë vit për herë të parë në plazhe do të ngrihen qendra urgjence shëndetësore me autoambulanca të posaçme..//atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre