Sezoni veror, ardhja e emigrantëve dhe e turistëve ka bërë që në në qytetin e Beratit të krijohet trafik i rënduar, veçanërisht në hyrje të qytetit në aksin mes dy urave, i njohur ndryshe si rrethrrotullimi i Ullirit, si edhe përgjatë rrugës pranë lumit Osum.

Për normalizimin e kësaj situate, Policia Rrugore është vendosur në kryqëzimet dhe akset kryesore të qytetit.

Situata është veçanërisht problematike për shkak të strukturës së qytetit, i cili përshkohet nga një aks kryesor, duke bërë që çdo ngarkesë e shtuar të reflektohet menjëherë në të gjithë rrugët.


Lajmi kryesor:

Mijëra pushues drejt bregdetit, trafik në Durrës e Lezhë! Fluks në kufi, mbi 18 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë nga Morina