Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë  vijuar gjatë ditës së sotme aksionin e nisur dje për pastrimin e territorit dhe sensibilizimin e qytetarëve. Në aksion u angazhuan 500 forca nga Shkolla e Trupës në Bunavi, B2K (Batalioni II i Këmbësorisë), B3K (Batalioni III i Këmbësorisë dhe Forca Komando. Forcat e Armatoura kanë përdorur edhe mjetet e rënda për pastrimin e masivëve me mbeturina si dhe kamionë për transportimin e thasëve nëpër vendet e grumbullimit.
 
Ky aksion ka nisur pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, për shkak të emergjencës mjedisore, e cila është shqetësuese për turistët dhe turzmin në tërësi. Aksioni do të vazhdojë deri në fund të sezonit turistik.

forcat e armatosura

forcat e armatosura

forcat e armatosura

FA

forcat e armatosura

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com