Në tregjet e vendit, këtë muaj krahasur me nje muaj më parë, çmimet e prodhimeve bujqesore shënojnë një rritje prej 20-40 lekë /kg , për shkak të orientimit të tyre drejt eksportit, por qytetarët do të përballen me çmime në renie të fruta- perimeve, gjatë sezonit veror që po afron.
Zv. Ministri i Bujqësisë, Alban Zusi eshte shprehur për median se politikat e qeverisë do të orientohen drejt ndërtimit të serave me ngrohje që do të thotë më shumë prodhim perimesh në treg dhe çmime më te ulëta gjatë muajve në vijim.
Ky vit për buqësinë shqiptare ka nisur me ecuri pozitive pasi eksportet e fruta perimeve kanë pasur një trend në rritje krahasuar me një vit më parë me 115 për qind. Kjo edhe falë zbatimit të paketës së masave të hartuara nga Ministria e Bujqësisë, u shpreh Zusi. Sipas statistikave nga Ministria e Bujqësisë, për dy javët e para të muajit Prill, çmimet më të ulëta janë shënuar në rrethet Lushnje, Berat dhe Vlorë, ndërsa më të lartat në Tiranë, Durrës e Sarandë. /atsh/
/Shqiptarja.com