Sezoni veror nis me sherr për shezlongët, u zunë për vendosjen e çadrave të plazhit në Durrës, 3 persona në hetim

Sezoni veror nis me sherr për shezlongët, u zunë për vendosjen e çadrave të plazhit në Durrës, 3 persona në hetim

Foto ilustruese

DURRËS- Me nisjes e sezonit veror, kanë nisur edhe konfliktet mes bizneseve për vendosjen e shezlogëve. Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Durrësit, ku Report Tv mëson se bëhet fjalë për 52-vjeçarin me inicialet I. Ç., 25 vjeçar E. Ç., dhe Sh. M., 26 vjeç të 3 banues në Durrës.

Nga sa është mësuar nga informacionet paraprake, ato janë pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve, në bregdet, por nuk dihen detaje të tjera. 

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës" dhe "Vetëgjyqësia", për shtetasit I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve, në bregdet", thuhet në njoftim.

Për fat të mirë, kjo ngjarje nuk ka përfunduar tragjikisht, siç ishte ajo në Velipojë një vit më parë, ku pas një përplasjeje me armë mes 2 familjeve Ferracaku e Gocaj që kishin hotelet 50 metra pranë njëri-tjetrit, 4 persona mbetën të vdekur dhe 2 të plagosur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali