SFIDA,Bojaxhi:S’bëjmë koalicion
pas zgjedhjeve,do jemi në opozitë

SFIDA,Bojaxhi:S’bëjmë koalicion<br />pas zgjedhjeve,do jemi në opozitë
Partia Sfida për Shqipërinë thotë se PS, PD, LSI, dhe parti të tjera janë në zgjedhje për interesat e tyre dhe për të futur më shumë gishtat në tortën e pushtetit.
 
Në një takim me mbështetës, Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfidës për Tiranën, tha se Sfida për Shqipërinë nuk do të bëhet pjesë e asnjë koalicioni qeverisës pas këtyre zgjedhjeve.
 
"Ata, pas zgjedhjeve, do të ulen të gjithë bashkë siç bënë tani përpara zgjedhjeve, dhe do të ndajnë tortën e pushtetit. Po qytetarët kush do t'i përfaqësojë? Kush do të jetë opozita përballë etjes së pafundme për pushtet? Sfida për Shqipërinë ka vendosur që këtë mandat nuk do të rreshtohet në asnjë koalicion qeverisës", tha Bojaxhi.
 
Ai tha se SFIDA do të luftonte për interesin e qytetarëve duke shfaqur idetë dhe bindjet si opozita e qytetarëve.
 
"Demokratët e pakënaqur, socialistët e zhgënjyer, votues të mëparshëm të LSI-së që kuptojnë se Shqipëria nuk mbahet me vjedhje apo qytetarët e pavarur kanë te SFIDA mundësinë për një opozitë të vërtetë. Nëse të gjitha partitë janë vënë në rresht për mishin dhe kockat e pushtetit, po qytetarët kush do t'i përfaqësojë? Përgjigja është Sfida për Shqipërinë. Ne e kemi të shkruar në statut që mandatin e ardhshëm do të jemi vetëm opozita e njerëzve, e qytetarëve"
, u shpreh Bojaxhi gjatë takimeve të tij me elektoratin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024