Sfida e Ramës: Provoni një
akuzë dhe largohem vetë
Pasi dëgjoi në heshtje të gjithë akuzat e opozitës, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta vetëm 30 sekonda kohë për të bërë propozimin që sipas tij duhet t’i jepte fund diskutimeve dhe zhurmës së madhe për çështjen e Divjakës.
TIRANE- Pasi dëgjoi në heshtje të gjithë akuzat e opozitës, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta vetëm 30 sekonda kohë për të bërë propozimin që sipas tij duhet t’i jepte fund diskutimeve dhe zhurmës së madhe për çështjen e Divjakës. Duke i ofruar hetimin në organet e drejtësisë, që sipas Ramës janë ende nën hijen dhe kontrollin e Berishës, kryeministri ka kërkuar të vërtetohet vetëm një akuzë që e implikon atë me trafikimin e lëndëve narkotike dhe do të zhdukej përgjithmonë nga jeta politike.
“Prokuroria është ende nën hijen e frikës nga ai, gjykatat nuk diskutohet. Prandaj them që unë i pari, Saliu i dyti, adjutanti tek SHQUPI i treti dhe gjithë gridëria e angazhuar në këtë shfaqje të shkojmë një e nga një përpara prokurorëve të çështjes. Nëse ju provoni qoftë edhe vetëm një nga gjithë akuzat tuaja gjatë gjithë këtyre ditëve, që më lidhin mua me trafikun e drogës, unë jo vetëm që do të japë dorëheqjen, por do zhdukem përgjithmonë nga çdo mikrofonin dhe do i nënshtrohem çdo hetimi. Por në rast të kundërt, nëse asgjë nga ky llum për lidhjet e mia me drogën nuk provohen, unë ju kërkoj të bini dakord që Saliu dhe Jozefina t’i bashkohen ekipit të Ministrisë së Shëndetësisë në punë vullnetare për të dezinfektuar Divjakën në procesin e mushkonjave”, deklaroi kryeministri.
Replikat mes Ramës dhe Berishës janë bërë më të forta kur ky i fundit ka krahasuar fjalimet e kryeministrit me ato të diktatorit Enver Hoxha. “Për shkak të moshës nuk e kujtoj që Enver Hoxha të ketë bërë fjalim lamtumire në jetën e tij ndryshe ti do kishe vdekur nga infarkti”, i është drejtuar Rama ish-kryeministrit Berisha. Duke kërkuar vazhdimisht përballjen në organet e drejtësisë me Berishën, kryeministri i ka kujtuar refuzimin e përhershëm që Berisha ka pasur për tu përballur me drejtësinë dhe me kundërshtarët e tij që nuk ka reshtur së përbalturi me akuza.
“Shko në spital, bëj testin e drogës, se u bëre keq”, i është drejtuar Berisha kreut të qeverisë, deklaratë që është mbështetur edhe nga ish-socialisti Kastriot Islami. “Shkoj unë e bëj testin, po pastaj do shkosh me Jozefinën në Divjakë për dezinfektim, s’po ju them merrni Kastriotin me vete se do e ngatërroni me mushkonja”, është përgjigjur Rama.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18