Shqiptarja logo
E hënë 23 Nëntor 2026 - Përditësimi i fundit 17:22
  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit
  • Veliaj e shkarkoi nga drejtimi i Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Zhaneta Beqiri: Largimi im s’ka lidhje me auditin e KLSH
    1

    Veliaj e shkarkoi nga drejtimi i Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Zhaneta Beqiri: Largimi im s’ka lidhje me auditin e KLSH

  • Fier/ Ekzekutohet me breshëri plumbash në oborrin e banesës 'Sel Çami', plagoset nipi! Autorët e maskuar ikin drejt Vlorës, djegin mjetin! Viktima ishte hasmi i 'Ben Qimes', i vrau nipin (VIDEO)
    2

    Fier/ Ekzekutohet me breshëri plumbash në oborrin e banesës 'Sel Çami', plagoset nipi! Autorët e maskuar ikin drejt Vlorës, djegin mjetin! Viktima ishte hasmi i 'Ben Qimes', i vrau nipin (VIDEO)

  • Vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës! Naim Murseli e Granit Plava në burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla 30 vite në qeli
    3

    Vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës! Naim Murseli e Granit Plava në burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla 30 vite në qeli

  • 'Kriza' e rënies së çmimit të vajit të ullirit, prodhimi në Belsh mbetet stok nëpër magazina! Fermeri: Kam 440 litra pa shitur
    4

    'Kriza' e rënies së çmimit të vajit të ullirit, prodhimi në Belsh mbetet stok nëpër magazina! Fermeri: Kam 440 litra pa shitur

  • Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre
    5

    Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

Media

Sfida e re e Armando
Babanit quhet Sochi

Shumë kush nga gazetarët dhe fotoreporterët do ta kishte ëndërruar ‘fatin’ e tij …! Por, Armando Babanin kur e takon dhe kur shkarazi ia përmend këtë fakt, prerazi të thotë se fatin në ndodhitë e tij profesionale, e kushtëzon puna, përgjegjësia dhe më shumë pasioni. Në fund…, hokatar shton, … “por edhe me pak fat nga Zoti…”! Sepse këtë herë fotografia e tij e beftë, e drejtpërdrejtë dhe e plotë në news-in e saj, besnike e nuhatjes së tij të pagabuar, e ka çuar Babanin, fotoreporterin e Agjencisë Europiane të Lajmeve ( European Pressphoto Agency ) EPA, në një nga ngjarjet më të mëdha botërore të sportit, “Lojërat Olimpike Dimërore Sochi 2014” (Rusi). Është shqiptari i vetëm i cili profesionalisht do të fiksojë momentet magjike të këtij eventi botëror, më i shtrenjti në historinë e lojrave olimpike, i cili nis më 7 shkurt në qytetin Sochi në brigjet e Detit të Zi, qyteti më i gjate europian, afërsisht 148 kilometra, me një popullsi prej 400.000 banorë. 

Me një kosto prej 50 milionë dollarë, Lojrat Olimpike që zhvillohen nën kujdesin personal të Presidentit Vladimir Putin, kanë marrë mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë e cila ka ofruar ndihmën e saj për të garantuar sigurinë në këtë vend. “Eshtë një sfidë e re, të fotografosh sporte të vështira dhe të reja e të panjohura më parë për mua”, thotë për ATSH-në Babani, i cili në fakt në verë të këtij viti, ka përpara dhe një sfidë tjetër sa të vështirë aq edhe të bukur.Në qershor, në Kampionatin Botëror të Futbollit Brazil 2014, ai do të qëndrojë në Porto Alegre në Brazil, nga ku do të transmetojë hap pas hapi momentet pikante dhe të gjetura të ndjeshjeve të futbollit të parashikuara të luhen në këtë qytet.

Babani, i cili në disa mijëra fotografi arkiv, veçon si fotografinë e jetës së tij fotografinë që ka fiksuar kur shqiptarët vendosën më 20 shkurt 1991 të rrëzojnë bustin e udhëheqësit komunist Enver Hoxha, thotë se “kjo fotografi nuk do të përsëritet kurrë më si ngjarje në jetën e tij”. Por kur e pyet se sa foto shkrep në aktivitete sportive botërore thotë se vetëm në shtator të vitit të kaluar në Slloveni, në Kampionatin Europian të Basketbollit, në 45 ndeshje kishte bërë rreth 25 mijë shkrepje nga të cilat agjencia i kishte ofruar klientëve rreth 30 – 40 foto të tijat për çdo ndeshje. Një nga fotoreporterët më të njohur në Shqipëri pas viteve ’90-të, Babani ka punuar deri në vitin ‘96 për Agjencinë Amerikane të Lajmeve AP (Associated Press), ndërsa nga ky vit e deri më tani ai vazhdon të punojë për EPA, një Agjenci ku aderojnë 13 agjenci europiane të njohura si DPA, ANSA, EFE , etj. Fotografitë e tij, të botuara në të gjitha gazetat botërorë me lajmin e minutit të fundit që ai di të fiksojë nga shumë evente botërore dhe lokale, gjenden edhe në arkivat e shumë aktiviteteve botërore si Formula UNO, në disa disa kampionate europiane dhe botërore të basketbollit dhe futbollit në disa vende të botës, si në Spanjë, Turqi, Lituani, etj, Babani thotë se “kapja e momentit në fotografi ashtu edhe po aq transmetimi i saj, janë pikat që e bëjnë qënien e tij që të jetë në gjëndje Alert, gjithë kohës .

“Është shumë përgjegjësi , kur mendon se fotot që do të fiksohen në këtë evenimet botëror do të publikohen në gazetat më të mëdha të botës, ndaj edhe konkurrenca që ato të përzgjidhen për t’u botuar, është shumë më e madhe“, thotë Armando Babani për ATSH-në para nisjes së tij në lojërat, ku nga Shqipëria do të marrin pjesë edhe dy shqiptarë, sportisti, Erjon Tola dhe sportistja, Suela Mëhilli në disiplinën e skive. Kalendari i Lojërave Olimpike të Dimrit 2014 ka botuar ndërkohë zyrtarisht se do të jenë gjithsej 89 evente që do të organizohen për të zgjedhur përfaqësuesin më të mirë ndër 15 sportet e dimrit, të cilat janë përfshirë në Lojërat Olimpike. 6,000 atletë nga 85 vende do të marrin pjesë në Sochi, duke i shtuar edhe 1,650 konkurues të lojërave Paraolimpike nga 45 vende. Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në brigjet e Detit të Zi, në luginën Imeretinskaya, dhe në majat e maleve Krasnaya Polyana për ski dhe sliding, llogariten të presin të paktën 3 milionë turistë nga 7 deri 23 shkurt. Më shumë së 12.000 gazetarë dhe fotografë tashmë janë akredituar për të mbuluar Lojërat e Sochi-it, mes të cilëve do të jenë edhe shkrepjet e një fotoreporteri shqiptar, i njohuri ndër më të njohurit për fotografinë e tij në dukje spontane, por që te jep mendimin e të menduarit gjatë e lidhur pazgjithshmërisht me besueshmërinë, shpejtësinë dhe cilësinë e saj.

Marrë nga ATSH
(v.gj/shqiptarja.com)
Sfida e re e Armando<br />Babanit quhet Sochi
Redaksia 27 Janar 2014, 14:52 | Përditesimi:
2014-01-27 14:52:00
  • Share
  • Tweet
Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
0.0 / 5 (0 vlerësime)
Faleminderit!
LAJMET MË TË VLERËSUARA

Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

  • Dialogu

    70.9%
  • Protesta

    22.9%
  • Asnjëra

    6.2%
Vota total: 2376

Votat totale janë unike

  • Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11

    Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

Lajme të tjera

  • Hëna e plotë e nëntorit sjell ndryshime, njihuni me tre shenjat e horoskopit që do të 'testohen' emocionalisht

    Hëna e plotë e nëntorit sjell ndryshime, njihuni me tre shenjat e horoskopit që do të 'testohen' emocionalisht

    23 Nëntor, 17:07
  • Europa propozon sanksione të reja kundër Rusisë, 60 banka rrezikojnë të përjashtohen nga sistemi ndërkombëtar i pagesave! Kufizime për naftën, kriptomonedhat dhe energjinë

    Europa propozon sanksione të reja kundër Rusisë, 60 banka rrezikojnë të përjashtohen nga sistemi ndërkombëtar i pagesave! Kufizime për naftën, kriptomonedhat dhe energjinë

    23 Nëntor, 17:04
  • 'Po nxit një luftë të hapur', Rusia kërcënon Estoninë pas vendimit për mbylljen e kufirit! Moska: Pasojat do t'ju kthehen si bumerang

    'Po nxit një luftë të hapur', Rusia kërcënon Estoninë pas vendimit për mbylljen e kufirit! Moska: Pasojat do t'ju kthehen si bumerang

    23 Nëntor, 16:56
  • Thoma Gëllçi: Fjalën e fundit e ka… paraja!

    Thoma Gëllçi: Fjalën e fundit e ka… paraja!

    Thoma Gëllçi Thoma Gëllçi 
    23 Nëntor, 16:53
  • Sulme hibride ndaj vendeve të NATO-s, Rutte paralajmëron: Të gjithë jemi në shënjestër! Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë, edhe në hapësirë!

    Sulme hibride ndaj vendeve të NATO-s, Rutte paralajmëron: Të gjithë jemi në shënjestër! Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë, edhe në hapësirë!

    23 Nëntor, 16:44
  • Eisenkot: Nuk ka kërcënim të menjëhershëm nga Irani për Izraelin, që kërkon veprim ushtarak

    Eisenkot: Nuk ka kërcënim të menjëhershëm nga Irani për Izraelin, që kërkon veprim ushtarak

    23 Nëntor, 16:40
  • U largua mes skandaleve, Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s: Jam i nderuar që drejtoj një nga kompanitë më të rëndësishme të teknologjisë në botë! Trump: Vendim i drejtë dhe i përshatshëm

    U largua mes skandaleve, Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s: Jam i nderuar që drejtoj një nga kompanitë më të rëndësishme të teknologjisë në botë! Trump: Vendim i drejtë dhe i përshatshëm

    23 Nëntor, 16:34
  • Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 40 mijë lekë pa komision! Sejko: Bizneset e qytetarët kursejnë 400 mln euro

    Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 40 mijë lekë pa komision! Sejko: Bizneset e qytetarët kursejnë 400 mln euro

    23 Nëntor, 16:34
  • Netanyahu kritikon Eisenkotin: Po minimizon 'kërcënimet e rënda' me të cilat përballet Izraeli

    Netanyahu kritikon Eisenkotin: Po minimizon 'kërcënimet e rënda' me të cilat përballet Izraeli

    23 Nëntor, 16:32
  • Zvicër/ Dy shqiptarët u kapën një vit më parë me 25 kg kokainë në automjet, 15 vite burg për 31-vjeçarin dhe 12 vite për tjetrin! Dëbohen nga vendi për 10 vite!

    Zvicër/ Dy shqiptarët u kapën një vit më parë me 25 kg kokainë në automjet, 15 vite burg për 31-vjeçarin dhe 12 vite për tjetrin! Dëbohen nga vendi për 10 vite!

    23 Nëntor, 16:23
  • Peripeci për rikthimin e Yannik Sinner, ndryshon plani për tenistin! Italiani do operohet

    Peripeci për rikthimin e Yannik Sinner, ndryshon plani për tenistin! Italiani do operohet

    23 Nëntor, 16:22
  • Aloe Vera për sistemin nervor, kapsllëkun dhe frenimin e qelizave kancerogjene! Ylli Merja me 5 receta që mund t’i bëni në shtëpi…

    Aloe Vera për sistemin nervor, kapsllëkun dhe frenimin e qelizave kancerogjene! Ylli Merja me 5 receta që mund t’i bëni në shtëpi…

    23 Nëntor, 16:20


×

Lajmi i fundit

Demi kritika ministrit Gonxhe për ligjin e sponsorizimit: Është më i fokusuar te arti dhe kultura

Demi kritika ministrit Gonxhe për ligjin e sponsorizimit: Është më i fokusuar te arti dhe kultura

23 Nëntor, 17:08
×
❮ ❯
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2026 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje