Sfida Itali-Shqipëri, mediat italiane:
Ndeshjen e fituan tifozët shqiptarë

Sfida Itali-Shqipëri, mediat italiane:<br />Ndeshjen e fituan tifozët shqiptarë
Mediat italiane kanë shkruar veç fjalë të mira për tifozët shqiptarë, në miqësoren e zhvilluar në Genova mes Italisë dhe Shqipërisë. Të ndërgjegjshëm për incidentet e tifozëve serbë tre vjet më parë, apo të kroatëve të dielën, mediat italiane floën për një shqetësim paraprak në lidhje me numrin e madh të tifozëve kuqezinj, të pranishëm në Genova, në mbështetje të lojtarëve të tyre.
 
Por faktet kanë provuar tjetër gjë. Tifozët shqiptarë vepruan si zotërinj të vërtetë, në qoftë se nuk i marrin parasysh ato tri invazione, por me kuptim, dhe të izoluara të fushës.
“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar pas ndeshjes: “Stadiumi i Genoas është me ngjyrë të kuqe, në prevalencë shumë të qartë. Duket sikur po luhet në Tiranë. Por shqiptarët janë aty në mbështetje të Ligurias, me parulla pro afërsisë me italianët. Ata kanë dhënë një demonstrim të qytetërimit inkurajues, pasuruar me duartrokitje ritmike të himnit tonë. Ju lumtë!” 

tifozat shqiptar

“Itali-Shqipëri ishte festë e tifozëve, fituan ata shqiptarët”, shkruajnë disa nga gazetat sportive në shtetin fqinj.  Pas minutës së 70-të u futën në fushë 3 tifozë shqiptarë, të cilët nuk kishin asnjë mendje për të prishur ndeshjen, madje njeri prej tyre mori dhe një autograf nga kapiteni Cana, icili më pas u kërkoi tifozëve tanë të mos hynin më në fushë.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë