Sfida ka filluar javën e denoncimeve për mashtrimet që sipas saj politikanët kanë bërë gjatë fushatave lokale dhe kombëtare.
Sipas Sfidës në fushatën e kaluar me datë 9 Qershor të majtët premtuan “Zero Ndërtime” në Tiranë.
"Vetëm 2 vjet dhanë OK për të betonizuar lulishten pranë Policisë Bashkiake, kulla 40-katëshe tek parku i lojrave “7 xhuxhat” tek rruga e Elbasanit apo tjetër kullë mbi 30 kate pas Hotel Tirana International në qendër të kryeqytetit”, shprehet Sfida.
Kandidati i Sfidës, Gjergj Bojaxhi tha se “politikanët “profesionistë” mashtrojnë vetëm sepse qytetarët nuk i kanë ndëshkuar as PS-PD-LSI që të paktën prej 12 vjetësh përveçse fusin militantë të paaftë të na drejtojnë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi si e katandisin dhe degradojne vendin”.
Ai shtoi më tej:
“Shikoni lulishten pranë Policisë Bashkiake, kjo pas zgjedhjeve s’do jetë më se do betonizohet me kulla, tulla e llaç. Me 9 qershor 2015 socialistët premtuan publikisht se sdo lejonin asnjë ndërtim gjatë ketij mandati në Tiranë. E keni me zë e me figurë. A nuk eshte ky një ndër mijëra mashtrimet elektorale? Ne çdo ditë do ju paraqesim premtimet e pambajtura PS-PD-LSI. Këta, me dëshirën e tyre të plotë i kanë vërtetuar shqiptarëve që janë një produkt i skaduar dhe duhen zëvendësuar. Ndaj dhe duhet votuar Sfida si i vetmi grupim qytetar opozitar që as ka qënë ndonjëherë në Parlament dhe refuzon çdo lloj marrËveshjeje para e pas zgjedhjeve me këto shkaktare të plaçiktjes së Shqiperisë sonë.”Përfaqësuesi i Sfidës, Gjergj Bojaxhi tha se tani ka shpresë se kjo do marrë fund, se qytetarët do shkundin fort votën e protestës dhe ndëshkimit . Ai theksoi se qytetarët tashmë po e kuptojnë se edhe një voteë e vetme bën diferencën mes përfaqësimit në Parlament nga një qytetar që kërkon llogari dhe një ushtari që i bindet qorrazi jo shqiptarëve por kryetarëve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02