Sfida kundër Manchester Cityt, trajneri motivon Brojën: Konkurrenca i bën mirë ekipit

Sfida kundër Manchester Cityt, trajneri motivon Brojën: Konkurrenca i bën mirë ekipit

Armando Broja dhe Sean Dyche

Të enjte në orën 13:30 Manchester City dhe Everton përballën për raundin e 18-të në Premier League. "Qytetarët" e Guardiolës janë në krizë dhe në 12 ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Evertoni me Armando Brojën në sulm.

Nëse kundër Chelsea klauzola ia ndaloi të ishte në fushë, këtë herë Broja pritet të marrë minuta dhe trajneri Sean Dyche e ka motivuar 23-vjeçarin e Kombëtares.

"Po bashkohemi, por e duam elementin konkurrues me sulmuesit. Duam lojtarët që kërkojnë të luajnë dhe kur nuk po shënojnë gola, duhet të jetë mundësi e artë për një sulmues që të bëjë diferencën. Katër sulmues që konkurrojnë për një vend duhet të jetë motivim i mirë”, tha ai.

Këtë sezon Armando Broja është karakterizuar nga një dëmtim dhe me rikthimin në gjendje optimale ka marrë 102 minuta të ndara në dy ndeshje, ndërsa pritet me kërshëri sfida kundër Man. Cityt.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër