Sfida urgjente e reformës, 40 ligje
të reja për Reformën nëDrejtësi 

Sfida urgjente e reformës, 40 ligje<br />të reja për Reformën nëDrejtësi 
Reforma në Drejtësi ka pasur dje një vijueshmëri të mirë në shterimin e shumë çështjeve të debatuara, me rikthimin e opozitës pas tre javëve bojkot. Por ajo që përbën sfidën e radhës përtej paketës së ndryshimeve kushtetuese,  është nevoja e 40 ligjeve të reja të cilat janë të domosdoshme për zbatimin e reformës në drejtësi. 12 prej këtyre ligjeve, do të duhet të votohen menjëherë mes ndryshimet kushtetuese, të cilat, vetëm të miratuara së bashku do të bënin përputhjen e Kushtetutës me ligjet e tjera.

Këto 40 ligje kanë të bëjnë kryesisht me kodet, si ai Penal, i Procedurës Penale, etj. Po ashtu, të gjitha organet e drejtësisë, ekzistueset dhe ato të rejat, do të duhet të kenë nga një ligj të ri organik, i cili do të përcaktojë funksionimin e tyre dhe fushat e përgjegjësisë. Po ashtu ligjet të cilat rregullojnë marrëdhëniet mes institucioneve të reja janë të domosdoshme. Në këtë fazë do të aktivizohet grupi i ri i ekspertëve të drejtësisë, sepse deri më tani ka punuar vetëm grupi i ekspertëve të fushës kushtetuese.

Ekspertët penalistë do të aktivizohen për të formuluar këtë paketë të re ligjore që është tërësisht e domosdoshme për ta bërë funksionale reformën. Po ashtu do të punojnë ekspertët e gjyqësorit, antikorrupsionit, edukimit juridik, financimit dhe të profesioneve të lira. Kjo punë voluminoze tregon se drejtësia mund të miratohet vetëm si paketë kushtetuese brenda këtij viti, por puna për zbatimin e saj do të zgjasë. Gjatë punimeve të djeshme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Drejtësinë, palët kanë rënë dakord të mos i ndërpresin mandatin Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, e po ashtu janë dakordësuar për votingun, që është procesi i verifikimit të trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Palët kanë diskutuar në parim të 10 pikat e pretenduara nga PD, dhe ka ndasi vetëm për institucionet e reja që bëjnë emërimet dhe kërkojnë llogari brenda sistemit të drejtësisë. Për këto çështje do të vendosin ekspertët teknikë të partive, së bashku me ata ndërkombëtarë të OPDAT dhe EURALIUS. Propozimet e ekspertëve do të  sillen në tryezën e komisionit për votimin përfundimtar. Kryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafaj tha palët po debatojnë për institucionet e reja që krijohen nga reforma në drejtësi.

"Çështja më fort e debatueshme dhe që pretendonim të kishim dakordësi, ka të bëjë me emërimin e institucioneve të reja. Ka pasur opinion nga opozita për këtë çështje, ka dhënë një propozim, kemi dhënë dhe ne një propozim që në thelb shqetësimi që kemi pasur ne në propozimin tonë është një dhe vetëm një, se si institucionet e reja të mos jenë në kontrollin politik. Këtë reformë e kemi nisur për tre arsye: E para për luftën kundër koorporativizmit në sistem, luftën kundër korrupsionit në sistem dhe për të minimizuar shkallën e ndikimit të politikës në sistem", u shpreh Xhafaj.

Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Eduard Halimi u shpreh se pati "Ok" mes palëve për disa prej 10 pikave të diskutuara kryesisht në pjesën e luftës kundër korrupsionit, siç është krijimi i Prokurorisë Speciale dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. "Ka mos dakordësi ndërmjet palëve dhe diskutimet do të vazhdojnë, që ka të bëjë me pjesën e institucioneve të reja. Kanë të bëjnë me pjesën e emërimit dhe disiplinimit të gjyqtarëve. Për ne i mungojnë elementët e balancës. Ka probleme me kapjen politike dhe që Venecia ka dhënë rekomandime, si dhe ka probleme me koorporatizmin", tha Halimi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv