Ata vijnë nga verilindja e Ukrainës. Prej tri javësh qëndrojnë në Durrës. Kanë vendosur të sfidojnë luftën e traumat e saj përmes artit e të bukurës. Dëshirën për jetën, Yjet e Trupës së Baletit Klasik të Ukrainës e shpalosin në 30 korrik në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar me premierën “Princesha e akullit”.
“E mora këtë nismë për të sjellë një histori dashurie, një atmosferë përralle. Për të rikthyer në vendin tim, Ukrainën, lumturinë dhe harenë. Durrësi ishte një zgjedhje rastësore, çështje fati. Teksa po shikonim hartën, zgjodha Shqipërinë dhe veçanërisht Durrësin duke menduar komoditetin e trupës edhe për tu kënaqur dhe argëtuar me plazhin dhe bukuritë e qytetit”, tha Iryna Khandazhefskyi, organizatore.
Historia romantike e “Princeshës së akullit” me më të mirën e muzikës klasike nga kompozitorë si Mozart, Vivaldi, Halvorsen dhe Leontovich do të krijojë për publikun një atmosferë magjike, ku mes zanave e krijesave të tjera përrallore në qendër të historisë janë princesha e bukur dhe princi guximtar e i pamshëm.
“Punoj për herë me këtë trupë balerinësh dhe po për herë të parë po vë në skenë një premierë me trupë të baletit klasik. Nuk jam marrë më parë me balet klasik dhe për mua është një eksperiencë e bukur. Ndjehem i lumtur që këtë premirë po e vendosim në Durrës, në Shqipëri”, u shpreh Andreas Hise, koreograf.
Misionit i janë bashkuar balerinë nga disa shtete, për të dhënë mesazhin e përbotshëm të paqes e harmonisë mes vendeve.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
85.7%
-
Të gabuar
4.2%
-
S'më intereson
10.1%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plagosi të moshuarin për borxhin e pashlyer, Gjykata e Durrësit lë në burg 31-vjeçarin
20 Korrik, 19:30
-
U arrestua 9 ditë më parë si autor i një atentati në Don Bosko, vdes në burgun e Fushë-Krujës Andrea Bregasi! 33-vjeçari pësoi arrest kardiak
20 Korrik, 15:13
-
Kolonat zanore që njohën botërisht Ennio Morriconen, në një koncert ‘hënor’ në Durrës
20 Korrik, 13:47
-
Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portet e Durrësit e Vlorës! Për korrikun qindra pasagjerë më shumë se vjet
20 Korrik, 09:12
-
Teatri 'Aleksandër Moisiu', rreth 5 mln euro për rikonstruksionin, ja si do ndryshojë
19 Korrik, 20:49
-
Durrës/ I dënuar me 6 vjet burg për tentativë vrasje, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)
19 Korrik, 15:25
-
Nën akuzë për shpërdorim detyre në 2 raste, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Vangjush Dakon
19 Korrik, 14:57
-
Durrës/ Plagosi të moshuarin për borxhin e pashlyer, në pranga 31-vjeçari
19 Korrik, 12:48
-
Durrës/ Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, kryhet akt ekspertimi psikiatrik për tre fëmijët
19 Korrik, 12:29
-
Durrës/ Plagosi me armë 70-vjeçarin pas një konflikti të çastit, arrestohet 31-vjeçari
18 Korrik, 20:20
-
Durrës/ Aksidentoi një të moshuar për vdekje një muaj më parë, arrestohet 29 vjeçari dhe i vëllai (EMRAT)
18 Korrik, 14:58
-
Mbi 12.500 pasagjerë në 5 ditë në Portin e Durrësit, 26 sportele në shërbim! Kapiteni Allkaj: Në gusht pritet shtim fluksi
18 Korrik, 10:30