Sfidon Dea Mishel: Luizi s’ia del dot me mua! Unë kam strategji

Sfidon Dea Mishel: Luizi s’ia del dot me mua! Unë kam strategji

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli

Dea Mishel vijon t’i mëshojë mendimit të saj se Luizi e ka frikë nga ajo dhe se është e pamposhtur.

Në një bisedë me Oltën dhe Amosin, Dea foli sërish me bindje për faktin se “Luizi me të nuk ia del dot.”

“Ai nuk merret me mua fare. Nuk merret sepse me mua nuk ia del dot fare, e patë çfarë nuk më tha dhe unë nuk reagova fare. E kam parë në sy, ai më heq sytë mua. Me mua është trembur. Ai ka kuptuar se po të flasë me mua, nxjerr anën e tjj më të keqe. Ai këtë lojë ka, të njerrë njerëzit nga vetja, nuk di më çfarë loje të bëjë. Ai nuk di çfarë loje të bëjë me mua”-tha Dea.

Duke e konsideruar veten si një “lojtare të fortë”, të cilën edhe Luizi e ka frikë, Dea Mishel ka habitur edhe pak ditë më parë me deklaratat e saj. Sipas Deas, e vetmja strategji e Luizit, është t’i nxjerrë njerëzit nga vetja.

“Luizi është trembur nga unë dhe kam frikë se do e kamuflojë duke thënë “po e injoroj”, por ai ka frikë nga unë. Unë jam shumë e ftohtë, ai e humbi fare dje me mua, fakti që nuk më nxjerr dot nga vetja e tremb shumë”-tha Dea.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip