FIER- Dhjetëra banorë të fshatit Kreshpan, në njësinë administrative Cakran të Fierit, protestuan paraditen e së mërkurës për mungesën e ujit të pijshëm.
Banorët thanë se prej ditësh nuk kanë ujë në çezma dhe se detyrohen të mbushin ujë me bidonë në burimin natyror të fshatit, i cili mbetet alternativa e vetme.
Sipas tyre, pranë burimit janë vendosur edhe kosha mbeturinash, çka ngre shqetësimin për ndotje.
Banorët shprehen se, pavarësisht investimit të kryer në rrjetin e ri të ujësjellësit, uji vijon të mungojë dhe askush nuk u ka dhënë një shpjegim për situatën.
Rreth 400 familje preken nga ky problem, ndërsa ankesat e vazhdueshme, sipas tyre, nuk kanë sjellë asnjë zgjidhje.
Nga ana tjetër, Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier e mohon problematikën.
Jashtë kamerave, përfaqësues të institucionit thanë se banorët furnizohen me ujë 4 orë në ditë përmes linjës së vjetër, ndërsa rrjeti i ri ende nuk është vënë në funksion.
Komente







Shikoni çfar mjerimi,çfar kërkojnë UJI....turp i madh si për bashkitë ashtu dhe për qeverinë por kur nuk ka uji 24 orë në Tiranë ë çfar do presësh në fshatra.Si nuk doli një njeri nga këto mut partish që të thotë do sigurojmë ujin në të gjith vëndin.UJË JEMI E UJI NUK KEMI...
Përgjigju