SHÇBA e IPK përbyllin inspektimin
e përbashkët në vijën kufitare

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Inspektoriati i Policisë së Kosovës kanë përmbyllur raportin pas Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës “Mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm”.

Dy agjencitë ligjzbatuse kanë kryer për disa javë inspektime të përbashkët me objekt vlerësimin e efikasitetit të patrullimeve të përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë përgjatë vijës kufitare, në strukturat e kufirit në Drejtoritë rajonale të Kukësit dhe të Gjakovës.

Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen ndërmjet dy shërbimeve tona partnere, si shenjë e vullnetit të mirë mes dy qeverive tona për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror mes dy shteteve të një kombi dhe më gjerë, në forcimin e bashkëpunimit rajonal, pasi vizioni dhe objektivi i dy qeverive tona është stabiliteti, rritja e mirëqënies dhe sigurisë në rajon. Ka kohë që Shqipëria dhe Kosova prodhojnë ide, ura komunikimi dhe ndërveprimi për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë, duke u bërë faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe sigurie”, deklaroi Drejtori i SHÇBA-së, Arben Skëndo.

Ndërkohë,  zv.ministri i Punëve të Brendshme Stefan Çipa tha se, ky memorandum vlken për shkëmbimin e informacioneve mes dy vendeve.

Ky nënshkrim konkluzionesh të inspektimit të parë të bërë në fushën e monitorimit të përbashkët të kufirit, ky nënshkrim marrëveshjeje, vjen falë bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe punës së herëpashershme mes dy institucioneve tona. Madje edhe falë marrëveshjeve të qeverive tona – e Republikës së Shqipërisë dhe e Kosovës – në takimet dypalëshe, Protokollet dhe memorandumet e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të ekonomisë, turizmit, transportit, e së fundmi me bashkëpunimin dhe marrëveshjet në fushën e sigurisë.Janë shtuar dy protokoll-marrëveshje në fushën e sigurisë, dhe pikërisht ky memorandum bashkëpunimi  për shkëmbim informacioni mes dy institucioneve tona. Është inspektimi i parë dhe unë përshëndes konkluzionet e tij” tha ai.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik