Shënohen 24 viktima nga i ftohti
siberian i cili përfshiu Evropën

Shënohen 24 viktima nga i ftohti<br />siberian i cili përfshiu Evropën<br>
I ftohti siberian, i përplasur mbi Evropë në dalje të dimrit, ka marrë deri tani 24 jetë njerëzish në kontinentin e vjetër. Të paktën 9 vdekje raportohen në Poloni, 4 në Francë, 5 në Lituani, 3 në Republikën Çeke, dy në Rumani dhe një i pastrehë në Itali.

Në mesin e viktimave të frontit të acartë është edhe një e moshuar franceze, e cila u gjet pa jetë përpara dyerve të azilit ku qëndronte, si dhe një 83-vjeçare rumune, që dergjej në mes të rrugës, e mbuluar nga bora.

Stuhia dimërore solli erëra të forta, reshje të dendura dëbore e akull në rrugë. Rënia e ndjeshme e termometrit gjatë natës bëri që udhëtarët në pjesë të ndryshme të Evropës të përballen me kushte tejet të vështira qarkullimi.

Problemet nuk kanë kursyer as linjat hekurudhore. Si të mos mjaftonte vala e parë e të ftohtit, Spanjës iu desh të përballej edhe me një front të dytë ngricash, që mbolli kaos e detyroi shpalljen e emergjencës nga bora, në të paktën 20 provinca.

Situata pritet të vazhdojë edhe disa ditë, ndaj autoritetet i kanë nxitur banorët të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpitë e tyre.

 Në rastet kur janë vërtet të detyruar të marrin makinën, ata këshillohen të mbajnë me vete batanije, pije të ngrohta, ndërsa të tjerëve, nëse munden, u kërkohet t’u hedhin një sy fqinjëve të moshuar për të verifikuar gjendjen e tyre.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët