PRISHTINË- Mbrëmë në orën 19:00, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është regjistruar viktima e katërt nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave.
Viktima M.K (1951) është nga fshati Shlivovë i Gjilanit. Ajo në klinikë ishte transferuar një ditë më herët nga Spitali Rajonal i Gjilanit, në ditën e 8-të të sëmundjes.
Pacientja vuante edhe nga sëmundjet e zemrës, kurse pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, ekipi kujdestar ishte detyruar ta fuste në respirator, por përkundër kujdesit maksimal të stafit shëndetësor, nuk arriti të mbijetonte, njofton QKUK.
Në laboratorët e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik deri tani janë konfirmuar 66 raste me H1N1, 4 nga pacientët ende po mjekon në Klinikën Infektive, ndërsa për 3 raste të tjera janë në pritje rezultatet e analizave nga Instituti Kombëtarë.
Redaksia online
(sg/esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com