TIRANE - Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta prezantoi sot të parën Hartë të Shërbimeve Shoqërore në Shqipëri.
Realizimi i Hartës u bë i mundur falë punës disamujore të strukturave të Ministrisë së Punës, Shërbimit Social Shtetëror, UNICEF, World Vision dhe me asistencës teknike të Qendrës Kombëtare për Studimet Sociale, thuhet në një komunikatë për shtyp.
Ndërtimi i Hartës synon identifikimin e shërbimeve aktuale, tipologjinë, vendndodhjen e tyre dhe, nëpërmjet informacionit që ofrohet, mund të matet mbulimi i kërkesës së popullatës për shërbime sociale.
Harta nga sot do t’i vijë në ndihmë çdo të interesuari që kërkon informacion rreth vendndodhjes së shërbimeve më të aftërta, kushteve që ofrohen në të, kritereve të pranimit.
Institucionet qendrore dhe vendore do të përfitojnë gjithashtu nga lehtësitë që krijon harta për të identifikuar në kohë reale nevojat e komunitetit, shpjegon Ministria.
Të gjitha institucionet - policia, organet e pushtetit vendor, qendrat shëndetësore, mësuesit, punonjësit social në shkolla - që janë të detyruara nga ligji të referojnë rastet e kategorive në nevojë për shërbime specifike, do të gjejnë në këtë hartë të gjithë informacionin e nevojshëm që do t’i ndihmojë të referojnë individë apo grupe individësh në nevojë.
“Ky informacion do të na ndihmojë të integrojmë përpjekjet e pushtetit qendror dhe vendor me të gjithë aktorët që punojnë në fushën e shërbimeve, si dhe të hartojmë politika gjithëpërfshirëse nëpërmjet angazhimit të fondeve të duhura për shtrirjen e shërbimeve në të gjithë vendin dhe në çdo zonë, rurale apo urbane”, deklaroi ministri Spiro Ksera.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com