Shërbimi Civil: Emërimet në punë, fiktive

Sipas raportit të Kontrollit të Shërbimit Civil për punësimin në administratën shtetërore: "Konstatohet se në të gjitha konkurrimet e zhvilluara kanë fituar punonjësit, të cilët kanë qenë të emëruar nëpërmjet kontratave si dhe duke kryer efektivisht detyrat e këtij pozicioni edhe gjatë kryerjes së procedurës së konkurrimit. Shembulli tipik janë Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes. Në Ministrinë e Mbrojtjes, gjatë këtij viti janë zhvilluar 46 konkurrime, ku kanë fituar ata që kanë qenë më parë në marrëdhënie pune kontraktuale me pozicionin. Po kështu, edhe në 17 raste në Ministrinë e Mjedisit. Kjo ka sjellë humbjen e besimit të fuqisë së lirë të punës, duke u shfaqur kjo në formën e humbjes së interesit e mospjesëmarrjes në konkurrime në rastet e shpallura e për pasojë kandidatë jo cilësorë. Personat e interesuar e konsiderojnë të kotë pjesëmarrjen në konkurrim, pasi ai kryhet vetëm si procedurë që të ligjërohet mbajtja në punë e personit të marrë me parë me kontratë".

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë