MOSKE- Shërbimi rus i Sigurimit (FSB) dhe Byroja Federale amerikane e hetimeve (FBI) po negociojnë për fatin e ish-punonjësit të CIA-s, Edward Snowden, i cili, megjithatë, nuk do t’i dorëzohet Washingtonit, njoftoi sot Kremlini zyrtar.
Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin, i tha agjencisë "Reuters" se, Kremlini nuk po merr pjesë në negociatat për Snowden.
Nga ana tjetër, portali rus "Russia Today", transmetoi një deklaratë tjetër, të Peskov, sipas së cilës, Snowden nuk do të deponohet në Washington.
Sipas kësaj deklarate, nëse i lejohet azil në Rusi, Snowden nuk do të paraqesë më problem për SHBA-të.
"Presidenti rus nuk është duke e zgjidhur rastin e ish-punonjësit të CIA-s, i cili nuk ka parashtruar asnjë kërkesë që mund të jetë kompetencë e shefit të shtetit”, theksoi Peskov.
Ndryshe, Washingtoni i ka apeluar disa herë Moskës që të refuzojë kërkesën e Snowden për azil, dhe që atë ta kthejë në SHBA, ku do të gjykohej për akuzat për spiunim dh vjedhje.
Marrë nga "Express"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com