Shërblimet, PS i përgjigjet opozitës
"Opozita ka moto vetëm përbaltjen"

Shërblimet, PS i përgjigjet opozitës<br />"Opozita ka moto vetëm përbaltjen"
Në përgjigje të akuzave të demokratëve, deputeti socialist Ervin Bushati në një dalje nga selia e PS-së tha se filozofia e shpërblimeve të fundvitit për kategori të ndryshme ka qenë e thjeshtë dhe e ndershme.

Sipas Bushatit qeveria Rama ka menduar që të jap shpërblime për punonjës të dalluar në polici, arsim, shëndetësi etj. Në deklaratën e tij deputeti socialist thotë se opozita ka si moto të sajën vetëm përbaltjen dhe nuk arrin të pranojë asgjë të bërë mirë në këtë një vit qeverisje.


Deklarata e plotë e deputetit të PS, Ervin Bushati


Është i pabesueshëm niveli i mohimit të opozitës shqiptare për çdo gjë të mirë që bën qeveria. Sigurisht; pas tetë vitesh qeverisje të papërgjegjshme të Partisë Demokratike që e zhyti vendin në papunësi, varfëri e borxhe, shpërblimi i fundvitit do i vinte përmbarë çdo familje shqiptare.

Por e vërteta është se jo çdo dëshirë është e mundur: ndaj në kushtet që na lanë pas tetë vjetësh PD e Saliut, qeveria e re po bën më të mirën e mundshme.

Filozofia e shpërblimeve që dha Qeveria dhe Kryeministri është e thjeshtë dhe e ndershme: shpërblejmë ata që janë më në nevojë dhe pamundësi dhe promovojmë ata që janë më të suksesshmit në arsim, shëndetësi, polici etj.

Ende ka shumë për të bërë; pasi lista e dështimeve të partisë demokratike pas tetë vjet qeverisje ishte tejet e gjatë.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)