Shërohet Kristina, vuante nga
sëmundje e rëndë, u kurua në Itali

Shërohet Kristina, vuante nga<br />sëmundje e rëndë, u kurua në Itali
TIRANE- Kristina Agalliu, 13-vjeçarja nga Velabishti i Beratit, sapo është kthyer nga Italia, ku i është nënshtruar një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale. Gjithçka ka dalë me suskes dhe gjithçka është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Kreu i dikasterit të bluzave të bardha, Petrit Vasili, ka vizituar dje të miturën, e cila tashmë gëzon shëndet të plotë. Që nga fëmijëria vajza vuante prej një sëmundje të rëndë dhe për kurimin e saj duhej një ndërhyrje e specializuar në klinika të huaja. Një vit më parë gjatë një vizite në familjen Agalliu, Ministri i Shëndetësisë iu premtoi gjyshërve të Kristinës se do të bënte të pamundurën për të realizuar kurimin e vajzës.

Historia e dhimbshme dhe e trishtë e Kristina Agalliut ka nisur tri vjet më parë kur vogelushes i janë shfaqur shenjat e para të sëmundjes. Kristina jeton me dy gjyshërit e saj, pasi nëna e ka lënë vetëm gjashtëmuajshe. I është dashur të përballet me një diagnozë të vështirë, që i rrezikonte jetën. Diagnoza kërkonte ndërhyrje delikate në shtyllën kurrizore, një ndërhyrje e vështirë dhe e parealizuar në strukturat spitalore brenda vendit. Falë ndërhyrjes së Ministrisë së Shëndetësisë, gjithçka u arrit të zgjidhej brenda një periudhe të shkurtër dhe tashmë 13-vjeçarja gëzon shëndet të plotë. "Sot ndjeva dyfish kënaqësi: Së pari si mjek duke ditur vështrësinë e kurimit dhe së dyti si prind për këtë mrekulli që ndodhi në familjen Agalliu" - ka deklaruar Vasili.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh i kënaqur edhe për faktin që në familjen Agalliu është kthyer buzëqeshja, ndërsa është larguar duke marrë nga kjo familje falenderimet dhe vlerësimet e veçanta.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë