Shahin Kadare: Rastet të
gjykohen nga profesionistë

Shahin Kadare: Rastet të<br />gjykohen nga profesionistë
TIRANE- Një nga specialistët më të njohur në fushën e diagnostikimit të tumoreve, Shahin Kadare, thotë se gabimet mjekësore do të ndodhin gjithmonë. Ai sugjeron se është mirë që të ngrihen borde këshillimore pranë organeve që kanë për detyrë të hetojnë praktikat mjekësore të ndjekura nga mjekët.

“Është shumë e vështirë të japësh një vendim nëse një mjek ka gabuar në diagnozën e një pacienti. Mjekësia merret me jetën e njeriut dhe duke u marrë me jetën e njeriut edhe momenti kur një familjar humb një të afërm, na duhet të kuptojmë dhimbjen e tij, siç duhet të kuptojmë se gjykimi i tij në ato momente nuk është i qartë. Me këtë dua të them se të gjithë duhet të jemi më të ftohtë kur gjykojmë punën e mjekëve.

Edhe në litereturën mjekësore të përgatitur nga specialistët më të mirë në botë, nëse thuhet se efikasiteti i diagnostikimit të kësaj diagnoze është 97 për qind, do të thotë se në 3 për qind të rasteve ajo mund të diagnostikohet keq. Pra është e vështirë të ngresh gishtin kundër mjekut, kur vetë shkenca e mjekësisë e pohon që mund të gabohet. Unë sigurisht mendoj se ka shumë për të përmirësuar sistemi ynë shëndetësor në këtë drejtim. Unë mendoj se pranë organeve apo minsitrisë së Shëndetësisë, që kanë për detyrë të hetojnë praktikat mjekësore të bluzave të bardha, të ngrihet një bord këshillimi.

Ky bord këshillimi të ketë mjek specialistë profesionistë, të të gjitha shërbimeve, të ketë vetëm rolin e këshillimit ndaj organeve të drejtësisë, mjekësisë ligjore apo Urdhrit të Mjekut dhe jo vendimmarrës. Por është e rëndësishme që ata që do të përzgjidhen të jenë pjesëtar të këtij bordi, të jenë të pavarur, dhe jo mjekë që i shërbejnë një x ministri apo y drejtori”, - na thotë onkologu i njohur Shahin Kadare.

Ndërkohë që sipas tij, ka ardhur koha që spitalet të japin llogari për mjekët që marrin në punë, dhe nëse vërtetohet se mjeku që ai ka marrë në punë, ka gabuar, atëherë spitali ëhstë i detyruar që të paguajë.

“Unë mendoj se duhen ndryshuar disa gjëra. Tani vijnë mjekë që kanë mbaruar në shtetëror, privat, jashtë, kanë bërë doktoratura, mastera, specializime, etj. Por askush nuk e di se si i kanë marrë këto diploma. Ndaj spitalet që i marrin ata në punë duhet të kenë edhe përgjegjësi. Një mjeku, me këtë pagë që ka nuk mund t’i kërkosh, që nëse gabon, ta dëmshpërblejë nga xhepi i vet pacientin. Këtë gjë duhet ta marrë përsipër spitali.

Kështu që edhe spitali vihet përpara përgjegjësisë për të përzgjedhur më mirë mjekët që do të marrë në punë, pasi nëse vërtetohet se mjeku që ai ka marrë në punë, me të cilin spitali ka firmosur një kontratë, është spitali që duhet të marrë përgjegjësinë dhe të dëmshpërblejë pacientin për dëmin e shkaktuar”, - na shpjegon mjeku Kadare.

Shkrimi u publikua sot në gazetën “Shqiptarja.com”
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'