Shahini flet me gjuhën e shifrave: 480 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës, 220 mijë përfituan libra falas

TIRANË- Ministrja Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka folur me gjuhën e shifrave sa përket sezonit të ri shkollor. Gjatë konferencës, të zhvilluar mesditën e sotme, Shahini ka deklaruar se këtë vit shkollor kanë përfituar libra falas rreth 220 mijë nxënës në rang vendi, e ndërsa theksoi se në bankat e shkollës janë ulur 480 mijë nxënës, përfshirë këtu edhe arsimin profesional.

"Në total, sivjet nga regjistrimet që kemi deri tani, rreth 455,000 nxënës, pa përfshirë arsimin profesional apo 480,000 nxënës në arsimin parauniversitar, përfshirë arsimin profesional, të dhënat për të cilët mbledh MFE. Dhe supozojmë se do ketë rreth 10,000 nxënës më pak se vitin që shkoi, e jo 100,000 më pak siç keni raportuar ju. Në gjithë 15-vjeçarin e fundit, nga viti në vit, në Shqipëri ka patur rreth 10,000-20,000 nxënës më pak në gjithë sistemin e arsimit parauniversitar, parashkollor, shkollë fillore, e mesme ulët dhe e mesme e lartë", tha Shahini. 

Ajo është ndalur që të komentojë edhe fenomenin e uljes së numrit të nxënësve nga viti në vit, ku sipas Shahinit nuk ndodh vetëm në Shqipëri dhe si kundërpërgjigje ka sjellë shifra, ku evidentohet se numri i nxënësve që zgjedhin të ndjekin gjimnazin është më i lartë. Për referencë, ka bërë një krahasim me shifrat gjatë qeverisjes së Berishës, ku sipas Shahinit 4000 mijë nxënës nga sistemi 9-vjeçar nuk kanë vazhduar gjimnazin ndërsa sot 1300. Për Shahinin, ky është një tregues se politikat e Arsimit kanë funksionuar.

"Trendi i rënies ka të bejë kryesisht me rënien e natalitetit që është një çështje e cila afekton gjithë Europën JugLindore, përfshirë rajonin tonë të Ballkanit. Pra, dua të përsëris, trendi i renies së numrit të nxënësve nuk është një trend unik në Shqipëri. Është në gjithë rajonin dhe ka filluar e vazhduar gjatë gjithë qeverisjes PD, si në vitet 90 ashtu edhe në vitet e mëvonshme. Ajo çfarë duhet të nënvizohet si një sukses i madh i qeverisjes sonë është që braktisja e shkollës ka rëne në mënyrë drastike dhe tërheqja e nxënësve nga arsimi 9-vjeçar në atë të mesëm është më i larti ndonjëherë.  Sa për krahasim, në vitin 2012-2013, vitin e fundit kur partia Demokratike ka patur në menaxhim arsimin, mbi 4,000 nxënës që kanë mbaruar shkollën 9-vjeçare nuk kanë vazhduar shkollën e mesme. Kjo shifër në vitin 2018 ka rënë në 1300", përfundoi ajo.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë