Çifti Shakira-Pique pritet të martohen në verë, por siç raportojnë mediat kolumbiane ende nuk dihet data e sakte dhe datajet e dasmës. Revista “Elheraldo” shkruan se artistja bukuroshe dhe Gerard Pique të cilët kanë një diferencë moshë prej 10 vitesh mes tyre, ku Shakira është 34 dhe futbollisti 24 vjeç, pritet të kurorëzojnë lidhjen e tyre së afërmi. Futbollisti i Kombëtares spanjolle duket se ka pranuar kushtet e këngëtares për të shkuar në altar, pas gati një viti lidhje që ata kanë së bashku. Mendohet që dasma të mbahet në Barcelonë, ku Shakira jeton prej pak kohës, por gjithsesi shumë prej detajeve mbetet ende sekrete.
/Shqiptarja.com











