Këngëtarja kolumbiane Shakira është në gjyq me ish partnerin e saj Antonio de la Rua.

Ky i fundit ka hedhur pretendimin se i takon një pjesë e pasurisë së këngëtares me vlerë 250 milionë dollarë, për arsye se ai ka kryer disa shërbime në llogari të këngëtares kur ata kishin një marrëdhënie bashkë.

shakira
(Shakira dhe Antonio de la Rua)

Por Shakira sigurisht që nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe është e gatshme ta sfidojë Antonion.

Sipas medias “TMZ” këngëtarja ka nxjerrë disa emaile të bisedave me ishin e saj, ku vërtetohet se pretendimi i tij për të marë vlerën e deklaruar është i bazuar në fakte të rreme.

shakira
(Shakira dhe Gerard Pique)

Pavarësisht se martesa e Shakirës me De la Ruan asnjëherë nuk është ligjëruar ky i fundit pretendon se mes tyre ekziston një marrëveshje e vitit 2004 që i jep atij të drejtën për të kërkuar pjesën e pasurisë së deklaruar më sipër.

Aktualisht Shakira është në lidhje me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, me të cilin ka edhe një djalë.

(b.t/shqiptarja.com)