SHKODER- Tre të sëmurë nga komuna e Shalës janë transportuar sot me helikopter drejt spitalit të Shkodrës. “Zona është shumë e largët, dhe nuk mund të transportohen ilacet, infermierët kanë mbetur të izoluar nga bora”- tha njëri prej banorëve.
Kryeinfermieri Agron Lahi, në spitalin e Shkodrës tha se priten të vijnë dhe pacientë të tjerë nga komunat e Dukagjinit. “Gjendja shëndetësore është e mirë dhe nuk kanë probleme me jetën, ndërkohë që është bërë dhe transportimi në morg i të vdekurit, I cili prej disa ditësh kishte mbetur pa u varrosur për shkak të borës që ka izoluar zonën prej disa ditësh.” Ndërhyrja në këto komuna ishte e pamundur për shkak të stuhive të borës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com