Shalsi akuza LSI për peshkatarët
Braimllari në sulm: Je një plehrë 

Shalsi akuza LSI për peshkatarët<br />Braimllari në sulm: Je një plehrë 
Pas deklaratës së Eduard Shalsit se peshkatarëve me 20 vite eksperiencë në Pogradec u janë kërkuar vota në këmbim të licencës nga ‘partiçkat’, ka reaguar Endrit Braimllari, pasi akuzat shkojnë për një dikaster që drejtohet ende nga LSI, Ministria e Bujqësisë.
 
Braimllari ka shpërthyer ndaj Shalsit duke e cilësuar një plehrë që punon dhe mendon vetëm për plehra. 
 
Shalsi, ky kryefirmëtar i ligjit të plehrave, i kthimit të Shqipërisë në gropë mbetjesh të rrezikshme, nuk mund të mashtrojë më askënd sepse aroma e plehrave që ai do të sjellë në Shqipëri është aq e rëndë sa nuk ka erë tjetër që mund të mbulojë, qoftë edhe e parfumosur me aromat mavi të rilindjes!
 
Shalsi kutërbon si plehrat se vetëm për plehrat mendon, punon, jeton dhe rruan para...
” shkruan Braimllari në Facebook.
 
Akuzat mes PS dhe LSI vijojnë pas prishjes së koalicionit, por për çudi Lëvizjes Socialiste për Integrim është ende në qeveri, edhe pse ka humbur zgjedhjet dhe ka pranuar rolin e opozitës për 4 vitet e ardhshme. 

Deklarata e Shalsit
Dëgjojini rrëfimet e peshkatarëve të Pogradecit, mbi atë se si peshkimin dhe specialistë të fushës i komandonin partiçkat me njerëz jo profesionistë.
 
Për mënyrën se si peshkatarëve me 20 vite eksperiencë, u kërkohen nga partiçkat, vota në këmbim të licencës.
 
Inspektorë partiçkash, që ia kanë bërë të pamundur aktivitetin peshkatarëve, duke i kërkuar vota në këmbim të licencave.
 
Inspektorë pa asnjë lidhje me peshkimin, në vend që në krye të punëve të ishin inxhinierët e peshkimit.


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali