Shalsi: Kavaja? Jo humbje
e PS, por reflektim për PD

Shalsi: Kavaja? Jo humbje<br />e PS, por reflektim për PD
Ministri i Pushtetit Vendor Eduard Shalsi ka komentuar zhvillimet e fundit politike nga Korça.
 
Sipas Shalësit, tërheqja e kandidatit nga Kavaja nuk është humbje ndaj PD, por mundësi që kjo e fundit të reflektojë e të hyjë në garë.
 
Pse nuk do të votohet nesër z. Shalsi në Kavajë ?
Nëse do më pyesni për raste konkrete, ajo që mund t’ju them është që, ashtu si dhe në lojën e shahut, ka lëvizje taktike, ka lëvizje teknike, të gjithë duhet të kuptojnë që Partia Socialiste, Kryeministri Edi Rama dhe kjo maxhorancë, është e vendosur të vazhdojë rrugën e reformave të Shqipërisë.

Nëse kundërshtarët tanë, kanë frikë të përballen me ne, për shkak të mungesës së një projekti për Shqipërinë, për shkak se nuk dinë të luajnë me rregullat e demokracisë, sikundër shahu ka rregullat e veta, dhe demokracia ka rregullat e saj.

E pra, ajo që ne kemi dashur është të japim një mundësi reflektimi, për të hyrë në garë. Ata e dinë që duke mos pasur asnjë alternativë për Shqipërinë janë të humbur, por ama, në rast se do të dinin pak më mirë lojën e shahut, do të kuptonin se të humbësh nuk është ndonjë hata e madhe, ne i ftojmë të luajnë në demokraci me rregullat demokratike.
 
Zoti Shalsi Kavaja ka qenë një lojë Shahu ?
Ne jemi thirrur për të qeverisur këtë vend, krejtësisht ndryshe nga ç’bën paraardhësit tanë, dhe që prej vitit 2013 jemi të vendosur të vijojmë me reformat. Kemi nisur një pjesë, kemi vazhduar me një pjesë tjetër dhe jemi më shumë se të motivuar, të përgatitur për të vijuar rrugën e reformimit të Shqipërisë.

Askush, nuk do të mund ta ndal, vullnetin e Shqipërise, për të pasur një vend më të mirë, një vend më të begatë, një vend më të mirë për të gjithë shqiptarët.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, asgjësohen 18469 bimë kanabisi, nën hetim 3 kryepleq dhe 2 specialistë pyjesh

Shkodër, asgjësohen 18469 bimë kanabisi, nën hetim 3 kryepleq dhe 2 specialistë pyjesh