Shalsi: S'di që ministrat të kenë frikë
nga 'drejtësia', votë unike në Kuvend

Shalsi: S'di që ministrat të kenë frikë<br />nga 'drejtësia', votë unike në Kuvend
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi shprehet se mazhoranca nuk ka frikë nga reforma në drejtësi, duke deklaruar se vota për miratimin e draftit në datën 21 Korrik do të jetë unike. I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Shalsi tha se nuk ka dijeni që ministrat t'i druhen reformës.

 "Në dijeninë time jo. Vullenti i mazhorancës është shprehur qartë. Secili ka zgjdhur rrugën e tij dhe integriteti sigurisht që s'ka të bëjë me pozicionin por ka të bëjë me karakterin. Vullneti i mazhorancës pavarësisht institucioneve është i shprehur qartësisht", u shpreh Shalsi.

Ai theksoi se deputetët duhet të votojnë reformën në drejtësi, pavarësisht forcës politike që i përkasin. Lojërat politike duhet të lihen menjanë, tha Shalsi, pasi në diskutim janë interesat e qytetarëve shqiptarë.  

"Jo vetëm vota ime, por vota e të gjithë deputetëve duhet të jetë pro. Eshtë një komponent i demokracisë i domsdoshëm për tu përmbushur. Cilidop deputet, pavarësisht forcës politike duhet të kuptojë rëndësinë që ka kjo reformë. T'i lëmë lojërat politike, pasi e ardhmja jonë personale ka shumë pak rëndësi në krahasim me interesat e qytetarëve shqiptarë. Vullneti i mazhorancës është shprehur qartësisht. Data 21 korrik do të tregojë vullnetin e gjithsecilit", theksoi Shalsi. 

Z.Shalsi, ju e keni lexuar letrën e ambasadorit Lu për të votuar reformën në drejtësi?
Në fakt është diçka më se normale një vend anormal ndërsa në një vend normal do të ishte anormale. E lexova letrën dhe nuk ka ndonjë gjë të re. Është një kërkesë e drejtpërdrejtë për të gjithë deputetët e Kuvendit që të votojnë diçka që kërcënon raportet më SHBA-në. Gjuha është e ashpër, jo diplomatike,por mesazhi është i qartë për të gjithë ata që duan të kuptojnë. Ne e kemi marrë vendimin tonë tashmë.
 
Vota juaj do të jetë pro reformës?
Sigurisht që është pro. Kjo është një votë për të gjithë që të kuptojnë se është e rëndësishme të votohet. Çdo deputet duhet të kuptojë rëndësinë që ka kjo reformë. Uroj të mos ketë lojëra politike, presione. Ky është një hap i domosdoshëm për të çuar Shqipërinë përpara.
 
Duket që mazhoranca është e qetë dhe e unifikuar?
Unë di të them që vullneti është shprehur disa herë. Data 21 do të tregojë vullnetin e të gjithëve.
 
Si do të jetë procedura e votimit?
Nuk jam njohur akoma me procedurën e votimit. Në këtë votim nuk ka justifikime, ose votohet pro ose nuk votohet. Pak rëndësi ka proceduara, unë do të doja të ishte votim i hapur.
 
A ka brenda mazhorancës ministra që e kanë frikë këtë reformë?
Në dijeninë time jo, ne jemi shprehur të gjithë pro reformës. Të gjithë kanë zgjedhur rrugën e tyre në jetë. Vullneti i mazhorancës pavarësisht pozicioneve është i qartë.
 
Po ju e keni ndërgjegjen e qetë? Ju jeni i qetë?
Cilët ishin ata që iniciuan këtë reformë? Mund të iniciosh diçka me qëllimin që ajo të mos bëhet. Kryeministri, mazhoranca ka iniciuar një reformë prej kohësh. Ne jemi shprehur se duam një reformë të plotë, të vërtetë.
 
Ju po thoni që e majta nuk ka asnjë siklet nga kjo reformë?
Ata që kanë frikë do e tregojnë me votë. Ne si mazhorancë jemi pro reformës. Ne jemi të bindur se është gjëja e duhur për Shqipërinë.
 
Cili është mendimi i LSI-së për reformën?
Është vullneti i tyre, di që një person që mbajti një qëndrim që nuk ishte në përputhje me forcën politike u përjashtua. Ai që nuk është i bindur se reforma është gjëja e duhur për Shqipërinë, nuk mund të jetë pjesë e mazhorancës.
 
Çfarë mendimi keni për nenin kundër diskriminimit seksual qe sipas disa deputetëve çon në martesat gay dhe që sipas tyre mund të rrezikojë reformën?
Unë nuk di të ketë një detaj të tillë që çon deri tek martesa. Për mua është e rëndësishme që në datën 21 korrik të votohet nga të gjithë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, pastaj detaje të tilla nuk janë edhe aq të rëndësishme.
 
Le të flasim për importin e mbetjeve? A ka një rikthim të këtij debati?
Ka një moratorium për importin e mbetjeve. Kemi qenë të bindur se ka qënë një vendim i duhur në vitin 2013 për shkak të doganave të dobëta. Kishim një mori rrethanash që na shtyu të bënim një premtim elektoral. Aktualisht ka një inisativë jo të qeverisë, por e imja dhe e 2 deputetëve të tjerë. Industria e riciklimit në Shqipëri ka filluar të vuajë mungesën e produkteve, të lëndëve të para. Në vitin 2013 kishim bashki të vogla që e kishin të pamundur të ndanin mbejtjet ndërsa sot situiata është ndryshe por ende u duhet kohë bashkive që të garantojnë lëndën e parë për këtë industri... Sot industria e riciklimit është në kufi të mbijetesës dhe nëse nuk ndëryhyjmë me ligj kjo industri do të falimentojë. Nuk ka vend të zhvilluar pa një industri riciklimi të fuqishme.
 
Ju po thoni që janë krijuar kushtet?
Ka më shumë kontroll se më parë mund të them me bindje të plotë.
 
E keni konsultuar me Ramën këtë iniciativë? A është dakord ai?
Si deputet unë vazhdimisht drejtoj në qeveri shqetësime, sugjerime, vërejtje të ndryshme. Kemi prej një vit e gjysmë që i kërkojmë qeverisë të pranojmë nismën për të sjellë lëndë të dytë për riciklim. Ka konsulta, herë bindet qeveria herë jo. Deputetët kanë të drejtë të marrin iniciativa. Ne veprojmë brenda forcave tona politike, por ne kemi edhe përgjegjësi për popullin. Siç ju thashë, ky nuk është amendamenti i parë që propozoj në qeveri.
 
Ju mendoni që ka qytetarë që duan të vinë mbetjet nga jashtë?
Para se të marr një iniciativë të tillë jam konsultuar më të gjithë, me qytetarë, ambjentalistë. Ne çdo ditë mësojmë gjëra të reja. E para ka një mungesë të theksuar të informacionit. Ka një pjesë të ambjentalistave që nuk e kanë kuptuar dhe e kanë kundërshtuar. Duhet të punojmë dhe të bëjmë transparente që do të futet një lëndë e dorës së dytë, t’i informojmë të gjithë se çfarë do të ndodhë, më pas të vendoset. Ne kemi analizuar rreziqet qe mund të vijnë nga këto mbetje. Gama e produkteve që do të lejohen do të jetë e vogël, kontrolli do të jetë më i madh dhe i gjurmueshëm. Televizioni juaj që ka dhënë prova për investigim, mund të investigojë edhe në këtë rast në qoftë se ka vërtet laboratorë që janë në gjendje të kontrollojnë produktet e e parashikuara në këtë nismë.
 
Është një nismë në kuadër të diskutimeve apo kjo nisëm do të kalojë në rend dite në Parlament?
Është në kalendar, në qoftë se do të arrijmë ta diskutojmë me grupet e interesit dhe me ambjentalistët nisma kalon brenda muajit korrik. Sot kemi filluar takime me ambjentalistët. Cilido qoftë vendimi i qeverisë të jeni të qartë për një gjë, me një debat cilësor qytetarët do të informohen se çfarë po ndodh.
 
PD-ja e përkrah këtë nismë?
Nuk ka firmëtarë por unë do e ndjek me shumë interes. Unë nuk mendoj se vetëm ne e kemi monopolin e të vërtetës.
 
Pika e dobët e kësaj qeverie është ekonomia, kritikohet shumë për këtë pjesë?
Nuk ndodh që të mos ketë kritika për qeverinë. Duhet të jemi realistë, ky kabinet nuk ka ende 3 tre vjet qeverisje. Ka gjëra që janë bërë shumë mirë, ka që janë bërë mirë, dhe ka të tjera që nuk janë bërë mirë. Por dua të theksoj se disa reforma kërkojnë kohë të përmbushen.
 
Ka nevojë qeveria për ndryshime deri në fund të mandatit, në emra?
Unë nuk jam për teatër politik, për t’u marrë me perceptime. Unë mendoj që ka ardhur koha që ministritë të shohin strukturat e tyre për t’u bërë më efiçente. Nuk jam marrë me emra, unë jam marrë seriozisht me strukturën e ministrive. Suksesi i kësaj qeverie për vitet që do të vijnë do të vendoset nga reforma në administratë. Ka një diçka që duhet ta përmend. Deputetët ende ndërhyjnë për punësimet në administratë. Kjo reformë e ndërmarrë në administratën publike ku të gjithë punësohen me anë të konkurseve duhet të vazhdojë të fuqizohet. 


Redaksia Online
xh-k-l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'