Shamia në shkollat e Kosovës, me peticione pro dhe kundër! Debati për iniciativën e qeverisë për lejimin e tyre

Prej disa ditësh në Kosovë është rihapur për të disatën herë tema e mbajtjes së shamisë nga vajzat nëpër shkolla. Me argumente pro dhe kundër grupet janë vënë përballë njëra-tjetrës.,  Argumenti i kundershtuesve kryesisht ka të bëjë me moshën, ndërsa mbështetësit e shamisë argumentojnë se Udhëzimi Administrativ i lëshuar nga Ministria e Arsimit në vitin 2014 nuk ka të bëjë me mbulesën islame, por i referohet uniformës fetare.

Disa ditë më parë, ka qenë Kryeministri i ksoovës Albin Kurti, i cili e ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me fushatën e nisur kundër ndalimit të shamisë në shkollat e mesme.

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin siç ka thënë të disa qytetarëve. Ai është shprehur se shamia duhet të lejohet në institucionet publike e edhe në shkolla, por jo nën moshën 16-vjeçare. Sipas kryeministrit, personat e moshës 16-vjeçare do të duhej të lejoheshin edhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe komunale. Ai ka bërë të ditur se janë duke punuar në projektligjin për liritë fetare dhe ai do të shkojë në Kuvend.

“MAShTI është duke e përcjellë me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve të cilët e kanë nisur një fushatë për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, ne do ta kemi projektligjin për liritë fetare, të cilin do ta sjellim në kuvend. Por qëndrimin tim e kam thënë para shumë viteve, ai është se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë në jetën publike të qytetarëve duhet të jenë të lire, por gjithashtu kam thënë se mosha 16-vjeçare është pragu. Moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra që kanë ndodhur. Meqë mund të marrësh kartën identitare në moshën 16-vjeçare, meqë sistemi e lejon kurorën në moshën 16-vjeçare, besojmë që në të ardhmen e afërt mosha e votimit të jetë në 16 vjet, siç është në disa vende evropiane”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkohë që në platformën online Change.org, ka nisur një peticion për ndalimin e mbajtjes së shamisë në shkollat e Kosovës.

“STOP mbajtja e shamisë nëpër shkolla dhe në Kosovë”, quhet peticioni dhe tashmë është nënshkruar nga gati 650 njerëz.

Për këtë çështje reagoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se nëse propozimi për mbajtjen e shamisë në shkolla nga mosha 16 vjeç lidhet me të drejtën e votës, do të kërkoj ndryshim të Kushtetutës.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Servilat: 15/08/2022 14:40

    Kthejeni Kosoven si lagje te Turqise idiota,po shkoni kundra rrymes Evropiane!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën