TIRANE- Agjencia italiane e lajmeve ANSA bën të ditur se 8 nga 35 milionë euro të kërkuara nga banda italo- shqiptare në këmbim të lirisë së ekonimstit të ish kryeministrit Berluskoni, bashkëshortes së tij por dhe dhënies së dokumenteve supersekrete, mund të kenë kaluar në një bankë në Zvicër.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se nuk ka ende asnjë gjurmë të kësaj shume, por inspektorët kanë hapur mëngjesin e sotëm një nga tre kasetat e sigurisë që ka në bankat italiane, njëri prej të arrestuarave, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Të arrestuarit për shantazh dhe mbajtjes peng për gati 11 orë të njeriut të besuar të Berluskonit, janë shqiptarët Laurenc Tanko, Ilirjan Tanko, Marjus Anuta dhe italianët Francesco Leone, Alessio Maier, Pierluigi Tranquilli.
Në krye të bandës sipas prokurorisë italiane ishte Francesco Leone, me një karrierë kriminale që prej vitit 1982. Policia kishte mbërritur në gjurmët e tij pasi hetuesit kishin gjetur ADN-në në tapën e një shisheje që ndodhej në sallonin e Spinellit.
HETIMET DHE PIKEPYETJET
Një ditë nga publikimi i lajmit, të dhënat tregojnë se ngjarja ka shumë pika të errëta. Do të jetë marrja në pyetje e Leones, i cilësuar si kryeorganizatori, e caktuar për nesër që mund të hedhë dritë mbi atë cfarë ndodhi në ato 11 orë. Së pari pse rrëmbimi i cili ndodhi mbrëmjen e 15- 16 nëntorit, u denoncua pasditen e 17 tetorit. Gjatë paradites Spinelli kishte shkuar në shtëpinë e Berluskonit në Arcore, dhe më pas është shoqëruar nga eskorta e Berluskonit për të shkuar në një “vend sekret”- informon ANSA.
Hetuesit duan të zbulojnë se cfarë ka ndodhur që nga momenti i lirimit të bashkëshortëve deri pasditen e 17 tetorit. Flitet se pasi janë detyruar të hyjnë në shtëpi, sekuestruesit i kanë sqaruar se nuk bëhej fjalë për një rrëmbim si dhe nuk do u ishte prekur asnjë qime floku. Madje dhe Spinellit dhe bashkëshortes së tij i është lejuar që të shkonin të flinin. “Madje njëri prej tyre na mbuloi me kuvertë” - ka rrëfyer gruaja e Spinelit.
Një nga grabitësit ka shpjeguar se dispononte një video ku ishte filuar Gianfranco Fini në një takim me gjyqtarin e cështjes Mondadori, të cilit i kishte kërkuar ndihmë “për të vënë në vështirësi” Kavalierin. Zëdhënësi i Finit e ka komentuar si barcaletë, cështjen e videos.
Ajo që dihet është se mëngjesin e 16 tetorit, rrëmbyesit i kanë kërkuar Spinellit të telefonojë Berluskonin, t’i tregojë për dokumentet sekrete por dhe filmimet e Finit dhe për ofertën prej 35 milionë eurosh. Ish kryeministri duhet ta kishte kuptuar se cështja ishte serioze, sepse i kishte informuar se do të anulonte të gjitha takimet në Romë dhe i kishte thënë të merrte në telefon avokatin Ghedini.
Ky i fundit kishte deklaruar se nuk do bëhej asnjë hap pa verifikuar autenticitetin e videos. E vërteta e shantazhit 35 milionë euro do të zbardhet nga hetimet. Në këtë moment hetuesit kanë sekuestruar pc, dvd dhe një disa materiale të tjera të cilat do të analizohen në ditët në vazhdim.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com