"Po e bëj për Zenin!"- Mesazhe në Sky mes Vis Martinajt dhe Erigers Mihasit për Gaz Bardhin: 'Jepi 100 mijë euro për fushatën!' Bardhi: Shantazh!

Tirane- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku përmenden personazhe të krimit të organizuar.

Bëhet fjalë për transkriptimin e disa mesazheve të pretenduara të nxjerra nga Sky-Ecc që i kanë derguar deputetit mbrëmjen e 28 Shtatorit nga përdoruesi anonim "Mbreti Zog" te shoqeruar me nje  mesazh ku shkruhet: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”. Mesazhi i është bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK.

Po çfarë përmbajnë këto mesazhe?
Bëhet fjalë për mesazhe të dërguara nga përdoruesi "Mbreti Zog", anonim, në mbrëmjen e 28 Shtatorit, ku i dërgohen me print-script dy dokumente në telefon Bardhit dhe poshtë saj emrat e dy personazheve: Ervis Martinajt, i zhdukur pa gjurmë prej 8 Gushtit 2022 dhe Erigers Mihasit, i vrarë në një atentat tre vite më parë.

Këtyre pergjimeve shoqeruar me mesazhi dhe të shpërndara edhe nëpër disa media, bëhet fjalë për një bisedë e pretenduar në SKY-Ecc mes Ervis Martinajt dhe ushtarit të tij Erigers Mihasit, i vrarë në nëntor 2023. Mbi pergjimet nuk ka prova për autenticitetin e tyre dhe as nuk dihet nese jane ne dispozicion te SPAK ose jo.

Por nga ajo që është shpërndarë njëri prej tyre është nisur nga Ervis Martinaj në drejtim të një numri tjetër ku shkruhet  “çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te hotel…” Kur e pyesin pse i jep kaq shumë ai përgjigjet: Po ca ti bej Zenit, se për këtë... "

Biseda e pretenduar mes Martinaj dhe Mihasit   është bërë në vitin 2021. 

24/02/2021 22:04:09 NPBL54 Nga je
24/02/2021 22:05:03 T1812F Ne shtepi
24/02/2021 22:05:15 NPBLS4 Shkon dot deri te zyra te marresh 100mi euro
24/02/2021 22:05:19 NPSLS4 Ti coje deri te .... tja jepje gaz bardhit
24/02/2021 22:05:30 TI8QF Po tani
24/02/2021 22:05:34 NPBLS4 0672050911 nri gazit
24/02/2021 22.05.37 NPSL54 Bani tel ne signal kur te jesh aty qe te ulet ti marri
ok
Po pse po ju jep kaq shum se kto zdo vin kurr ne pushtet
24/02/2021 22:06:39 
NPBL54 Po ca ti bej zenin se per kyt spo e rruj k...
....

24/02/2021 22:06:56 NPSLS4 Fola me te i don per fushat
24/02/2021 22.07.01 NPBLS4 I thash dhe per grupin e shoqerimit qe e pagun
24/02/2021 22:07:05 NPBLS4 Kam shpernda dhe 5000 tv per fushat
24/02/2021 22:07:00 NPBL54 Dhe shum njerzve ju kam fal borxhet vetem per vota
...

Ti e di ate pun Unisa un
22:57:09 T1812F 22:57:13 T1812F
Ja dhash te fala boni
Ishte optimist per fitore
 

Bardhi shton se ka vënë në dijeni ambasadat e SHBA, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethanave konkrete të tyre”, përfundon njoftimi i nisur nga PD.

Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK”.

“Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara. Ai i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator, në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar. Zoti Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK”, thuhet në njoftimin e bërë sot (30 Shtator) publik.

Më tej jepen edhe disa detaje nga mesazhet e dërguara, që kanë të bëjnë me përmbajtje bisedazh e lidhjesh nga përgjimet e SKY ECC.

“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme, vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë, që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publikë dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”, thotë Bardhi në letrën për Drejtuesin e SPAK-ut.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nurian: 30/09/2024 21:30

    Te hetohete gazment bardhi dhe fredi bejleri vangjel dule bollano dhe flamur noka

    Përgjigju
    • elvis martini: 30/09/2024 22:15

      ia dha me zor apo i mori gjithe shend e vere. Per fushat i mori se ia dha ti lozte ne skedina

  • Elvis Martini: 30/09/2024 20:42

    u dhiva duke qesh

    Përgjigju
  • Man: 30/09/2024 16:33

    Tani qe kane nevoje kerkijne ndihmen e ShBA dhe vendee te tjera

    Përgjigju
  • Populli: 30/09/2024 15:40

    Hajde nje BABALE tjeter.Yyyy faqezinj vetem ndyresira di te bej PD

    Përgjigju
    • Gimi: 30/09/2024 20:48

      Te Fala mamit nga xhaxhi

  • Linda: 30/09/2024 15:01

    Gazmend Bardhi e te gjithe "gangsteret"e opozites akoma nuk e kane kuptuar qe kane kapur fundin ,bertasin, ankohen,luajne rolin e viktimes ne nje kohe qe jane te gjithe vemje te shpifura te dale nga skuthet e kriminalitetit te familjes Berisha!

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 30/09/2024 14:20

    E ke hak se ju u mesuat me banale keto SMS i quan intimidim ? Sikur ti je nje figure positive me gojen si hale ..Bardhushe ju jeni miq me Martinajn se kryetari juajmelkohej me te se è ka nipote te grasso se tij , mos u hiq si naiv .ju jeni te vetmit per anonimet se ja keni mare doren .E di ku e ke vendin ?prane salianjit ne nje domenica dhe atje turni prapaskenat .Ptuuu Riace e poshter .

    Përgjigju
    • Partia: 30/09/2024 17:35

      E thene nga ty qe I ke dhënë vajzen w motres drejtorëve te Rilindjes e ia con vete m3 makinë, është kompliment

  • Mamalja: 30/09/2024 13:37

    Besoj se eshte BABALE-2

    Përgjigju
  • Blerimi: 30/09/2024 13:25

    Pse nuk i trego sms që të kanë ardhur mo shpifës?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari