Sharm, aventura dhe lidhje të reja/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

Sharm, aventura dhe lidhje të reja/ Zbuloni shenjat me fat të horoskopit

DASHI
Do të adhuroni ëmbëlsinë e eventualiteteve që do të krijohen në veçanti në familjen tuaj. Në dashuri,dhuroni gjithë entuziazmin tuaj,partneri ka nevojë të filloj ta ndjejë besimin e një raporti unik.

DEMI
Hapuni me personat që ju rrethojnë, do të mblidhni informacione interesante në lidhje me punën tuaj. Disa prej jush që janë të dashuruar,do të kenë kënaqësinë të ndjejnë lumturinë e disa ndryshimeve.

BINJAKET
Bëni kujdes, sepse në këtë periudhë,Mërkuri dhe Marsi ju predisponon plot gafa. E pastaj,do t’ju duhet të bëni gjithçka për të rikuperuar gabimet e bëra.

GAFORRJA
Herët a vonë, do të arrini të kuptoni rëndësinë e fjalës kur i jepet dikujt. Me partnerin jeni të ëmbël dhe fantazoni shumë,por jeni shumë të egër në dialog.

LUANI
Hëna ju tregon të zezën edhe aty ku nuk ekziston, në qoftë se nuk largoni tensionet e mërzitjet, në të cilën mund të rrezikoni të rrëzoheni,do të përfundoni të shfryheni mbi atë të cilin nuk ka të bëjë fare me ju.

VIRGJERESHA
Në qoftë se sapo keni mbyllur një histori dashurie,mos vuani më shumë seç duhet, sepse e dinit që në fillim që ndarja do të ishte e dhimbshme.

PESHORJA
Do të keni miqësi të reja sot dhe mbrëmja do të jetë e shkëlqyer nëse organizoni ndonjë mbrëmje sepse gjithçka e organizuar nga ju do të dalë shkëlqyer. Dikush do t’ju kërkojë ndihmë dhe ju do të jeni të lumtur ta ndihmoni.

AKREPI
Të trazuar nga Hëna sot në shenjën e Demit,do të filloni fundjavën me një shpirt kritik,por shumë shpejt do të shpresoni që t’ju durojnë e t’ju falin. Mos i besoni shumë klimës së fundvitit.

SHIGJETARI
Zotëroni lirshmërinë dhe simpatinë për t’u përfshirë shumë kollaj në shoqëri të reja. Shfrytëzoni në maksimum këtë veçori tuajën që ju dallon nga të tjerët. Darkë e këndshme.

BRICJAPI
Sot,do të shkoni në punë me shpirtin e drejtësisë për të përmbyllur çdo gjë me mundësinë më të shpejt duke krijuar kohë dhe për programet e fundvitit. Lëreni të lirë fantazinë e rreth jush do të krijohet një atmosferë magjike.

UJORI
Do të dini të mbani dashurinë në plan të parë. Dëshira për të qenë protagonist në çdo aspekt,mund t’ju shkaktoj disa diskutime. Por mbi të gjitha jeni të kënaqur me atë që po ju lë ky vit.

PESHQIT
Sot,janë të favorizuara të gjitha aktivitetet dhe kontaktet me publikun:Sharmi do t’ju lejojë të vini në dukje hiret tuaja. Përputhja në çift është një kufi shumë i arritshëm për ju mjafton pak vullnet dhe fantazia nuk do t’ju mungojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?