Aktorja e njohur Sharon Stone ka deklaruar se do të zhvendoset në Itali nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Sipas saj platforma e tij politike përmban elementë të “shtypjes dhe urrejtjes”.
“Sigurisht që jam duke menduar për një shtëpi në Itali. Është hera e parë në jetën time që shoh dikë që kandidon për një post të tillë me atë lloj prirjeje”, shkruan Daily Mail.
Ndërkohë, miqtë e saj kanë thënë se me shumë gjasa ajo do të transferohet në Francë.
“Sharon ka një shtëpi vërtet të bukur ku jeton me fëmijët e saj në Beverly Hills, por unë e di që ajo do të largohet, e ka pasur si dëshirë edhe vite më parë”, ka thënë një nga miqtë e saj.
Sharon, e cila ka studiuar për art para se t’i futej aktrimit, po punon aktualisht me pikturën. Ka planifikuar që veprat e saj të paraqiten në një ekspozitë në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu në Romë.
Humbje e madhe per zotin. Ik edhe merr dhe Robert deniro me vete.
Përgjigju