Kanë mjaftur vetëm disa ditë në Itali që aktorja e njohur Sharon Stone të mendojë “ndryshimin” e profesionit të saj. Mesa duket ajo është përfshirë në proçesin e gatimit të picës duke marrë leksione kuzhine. Më pas Stone ka bërë rolin e kamarieres duke i shërbyer nga një picë paparacëve të pozicionuar jashtë për t’a fotografuar.Sharon Stone ndodhet me pushime në Itali së bashku me dy fëmijët e saj të adoptuar Quinn dhe Laird.(xh.k/shqiptarja.com)