Sharon Stone preket nga gjesti i Shqipërisë për dërgimin e mjekëve në Itali: Faleminderit me gjithë zemër! Fotoja DOMETHËNËSE

Sharon Stone

TIRANË- Gjesti i Shqipërisë, duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë në ndihmë të Italisë, në një kohë kur nevojë edhe vetë për bluza të bardha në luftën me koronavirusin, ka surprizuar dhe mahnitur çdokënd që ka lexuar këtë lajm.

Sharon Stone, është një prej tyre! Ikona e kinematografisë botërore ka falenderuar Shqipërinë, teksa bashkangjitur mesazhit të saj ka publikuar edhe një foto shumë domethënëse, të dy realiteteve që kanë lënë gjurmë në historinë e dy popujve, asaj shqiptare dhe italiane.

Fotoja e shkrepur rreth 30 vite më parë, kur shqiptarët e panë Italinë, shtetin fqinj, si 'tokën e bekuar', 'dritën e shpresës' për një jetë më të mirë dhe mikpritja e tyre u tregoi se nuk e kishin gabim. 30 vite më pas, historia përmbyset dhe sot,  jo nga deti, por nga ajri, shqiptarët shkojnë atje për t'i ndihmuar në një kohë që më së shumti kanë nevojë.

"30 vjet më parë Italia vendosi që t'i ndihmojë ato. Sot Shqipëria vendosi të dërgojë 30 mjekë dhe infermierë në ndihmë të Italisë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër", shkruan Sharon Stone.

Postimi i Sharon Stone

B.K./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A keni besim se sistemi zgjedhor do të ndryshojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare?

Komento

Komente

  • Gaz: 02/04/2020 09:12

    Per hic gje na lavderojne dhe na bejne qefin,edhe ne aq na duhet dhe behemi pete,kto humanet doktor dhe infermer deri dje i kan ber zbor shqiptarve naper spitale,pa lek me zor te shikonin me sy, tashi hiqen si engjej,eh byth mutnit e mutit

    Përgjigju
  • Niko allkja: 31/03/2020 23:56

    Duate nga shtepi is a Cdo Dite that ora 8dalja mgjesit banore beles

    Përgjigju
  • Premto Doni: 31/03/2020 03:28

    Ne asnje menyre. Eshte me pasoja fatale. Te behet kujdes deri ne mbarim te betejes. Te perdoret ndihma e bashkive me seriozitet dhe pa nderprerje.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Dy aksidente në Korçë pak para mesnate, 60-vjeçari përplaset nga makina