ARIZONA - 19 zjarrfikës raportohen se kanë vdekur duke luftuar me flakët në shtetin jugperëndimor amerikan Arizona. Autoritetet bëjnë të ditur se ata vdiqën gjatë përpjekjeve të tyre për të shuar zjarrin në qytezën e vogël Yarnell, 1300 në veriperëndim të Phoenix.

Zjarri që ka nisur që prej të premtes është shpërndarë me shpejtësi edhe me ndihmën e erërave dhe temperaturave të larta. Mediat raportojnë se deri tani 200 shtëpi janë shkrumbuar në hi dhe mbi një mijë banorë janë evakuar nga zona.

Shërbimet e emergjencës thonë se flakët tani janë shpërndarë në një sipërfaqë prej më shumë se 1000 hektarë. Ky është numri më i lartë i vdekjeve për zjarrfikësit që prej sulmit të 11 shtatorit.

Presidenti amerikan Barack Obama tha se zjarrfikësit ishin heronjtë të cilët kishin vënë veten e tyre në mënyrë të rrezikshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve të tjerë. Senatori i Arizonës John McCain tha se familjet e zjarrfikësve të vdekur janë në mendimet dhe lutjet e të gjithë amerikanëve.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)