SHBA, 200 trupa shtesë do të
dërgohen në Siri

SHBA, 200 trupa shtesë do të<br />dërgohen në Siri
Sekretari amerika i Mbrojtjes, Ash Carter, është shprehur se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Siri edhe 200 trupa të tjera shtesë.

Carter tha se pjesë në këto trupa do të jenë forca speciale, këshilltarë dhe ekipe për asgjesimin e eksplozive.

Detyra e 200 trupave shtesë është dhënia e ndihmës në ndjekjen e militantëve të ISIS jashtë qytetit të Rakës që është kryeqyteti i vetshpallur i të ashtuquajturit  Shteti Islamik.

Momentalisht 300 trupa të forcave speciale të SHBA-së ndodhen në Siri dhe numri i tyre do të shkojë në 500 pas bashkimit të 200 trupave të tjerë.

Redaksia Online
(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji